Një anglez ëndërron Ali Pashën

0
212

ali pasheDel në qarkullim pjesa e tretë e trilogjisë me personazhin dedektivin osman Jashim. Libri “Portreti i Belinit” na çon në Venecian e shekullit XIX, një rrugëtim që personazhi kryesor e bën duke mbajtur në çantë një libër, për Ali Pashën, shkruar nga Aleksandër Duma

 Ali Pashë Tepelena, një nga figurat me kontraverse të historisë së Shqipërisë, vijon të jetë frymëzim për shkrimtarët e huaj. Historiani dhe shkrimtari I njohur britanik Jason Goodëin, e ka marrë sërish figurën e këtij shqiptari, për ta vendosur në librin e tij të tretë pjesë e thriologjisë thriller me personazh kryesor dedektivin osman Jashim. Libri “Portreti I Belinit”, sapo ka dalë në treg nga shtëpia Botuese “Saras”, dhe na çon në një udhëtim të jashtëzakonshëm thellë në histori. “Aventurat e dedektivit Jashim këtë herë shpërngulen nga Stambolli në një tjetër kryeqëndër të rëndësishme të shekullit të XIX Venecia. Detyra e Jashimit është të gjejë vendodhjen e një pikture realizuar nga piktori I njohur italian Gentile Belini, një portret që ai ia ka bërë Mehmet Pushtuesit. Në këtë rrugëtim sa thriller aq edhe historic, Goodëin na jep një leksion të jashtëzakonshëm historie, duke zbuluar të vërtetat e nëndheshme që mbajnë lidhur vëndet. Libri është një përballje e Lindjes me Perëndimin, për të kuptuar se këto dy botë e dy kultura do të jenë gjithnjë kultura iluminuese për njëra tjetrën.”, thotë redaktorja e librit Alda Bardhyli. Sipas saj, ajo çfarë e bën grishës botimin e këtij libri në shqip, është fakti se një personazh I famshëm I historisë sonë, udhëton gjatë gjithë kohës me personazhin kryesor. Ai është Ali Pasha. “Gjurmët e Ali Pashës ndjehen ende sa herë flitet për perandorinë otomane pas viteve 1800. Në “Portreti I Belinit” Ali Pasha vjen si një figurë frymëzuese me jetën e tij për një dedektiv osman, por edhe për nënën e Sulltan Mahmutit të II, Validenë.  Dhurata që ajo zgjedh ti bëjë Jashimit për kontributin e tij të denjë për sulltanin, është një libër biografik I shkruar nga shkrimtari I njohur Aleksandër Duma për Ali Pashën. Ky libër e shoqëron Jashimin në Venecia, dhe është guida më e mirë që ai mund të kishte për ti shkuar deri në fund misionit të tij”, thotë Bardhyli. Ali Pasha ka qënë një nga figurat më interesante për rezistencën që bëri në shekullin e XIX. Aleksandër Duma ishte I tërhequr nga kjo figurë dhe diplomacia e tij, sa I kushtoi atij jo vetëm biografinë që shkëmbehej si dhuratë në Perandorinë Otomane, por shkroi dhe Konti I Monte Kristos, I pasionuar pas kësaj figure. Dumas e bazoi historinë e tij në ngjarjet e Ali Pashës dhe së bijës së tij, duke pasur parasysh poemën e hershme të Bajronit, “Don Zhuani”, ku i riu Don Zhuan është në prag të vdekjes pasi anija e tij mbytet, por Don Zhuani shpëtohet nga një vajzë shumë e bukur me emrin Haidee. Sigurisht, çdokush në Europë, duke përfshirë edhe Dumas dinte mbi takimi e Bajronit me Ali Pashë Tepelenën, dhe mbi miqësinë e vazhdueshme mes tyre, por edhe për antagonizmin e madh të Bajronit ndaj turqve. Ky takim dhe poemat e shkruara më pas nga pena e Bajronit, kanë krijuar një valë shokuese në të gjithë Europën dhe kanë revolucionarizuar letërsinë europiane. Madje, edhe poetët e mëdhenj gjermanë si Gëte, kanë thënë se Bajroni ishte i vetmi pasardhës i vërtetë i tij. Ishte vizita e Bajronit tek Ali Pasha në Shqipëri, ajo që krijoi gjithë atë revolucion. Ja cila ishte arsyeja pse u frymëzua Dumas të shkruante mbi Ali Pashën. Pashai I Janinës, ka pasur një karakter të veçantë, përderisa Duma e më vonë dhe Viktor Hygo kanë shkruar libra mbi jetën e tij. Aleksander Dumas përzien në mënyrë tepër kurioze Ali Pashën me dramën e romanit të tij të famshem, Konti i Monte – Kristos. Duhet patjetër  që Pashai i Janinës të ketë luajtur një rol tepër të madh që dy poetët më të mëdhenj  si edhe romancieri më i madh i kohës të jenë impresionuar nga kjo figurë  e egër. Tek “Portreti i Belinit”, Valideja e quan atë një politikan të zotin, dhe një njeri me një energji të jashtëzakonshme që ka sfiduar dhe Napoleonin…. “Aq sa është një roman letrar dhe trillium historic, aq edhe një mister. Hetimi I shpie këta dedektivë mëndjeprehtë , guximtarë dhe tërheqës në Venecia, ku lexuesi fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së Venecias”, shkruan Usa Today. Fabula e “Portreti I Belinit” kërkon të hedhë dritë edhe mbi gjenezën e portretit.Belini shkoi në Stamboll në vitin 1479 me ftesë të Sulltanit, dhe la gjurmë të jashtëzakonshme në Pallatin e sulltanit,të cilat dukeshin me aq dritë sa ia i kërkoi ti bënte një portret, për të mbetur i pavdekshëm.

 

E vërteta e pikturës së Mehmed Pushtuesit

Katër dhjetëvjeçarë pas ngjarjeve të përshkruara në këtë libër, Sir Henri Lajard, eksplorator dhe arkeolog i shkëlqyer dhe ambasador i Madhërisë së Saj, Mbretëreshës, në Portën e Lartë në Stamboll, u pezullua nga detyra pas ndryshimeve të bëra në qeverinë angleze.

Qeveria e ardhshme propozonte të mbahej një qëndrim i rreptë me Turqinë në pjesën europiane. Sir Henri Lajard njihej si njeri shumë dashamirës ndaj orientalëve.

I dëshpëruar, në vend që të kthehej në shtëpinë e të parëve të tij (mbase është e tepërt të themi që u josh nga pikturat e Kanaletos, pa përmendur këtu rrënojat dhe kornizat e kolonave të lashta), Sir Henri dhe bashkëshortja e tij e re shkuan në Venecia. Blenë një pallat që quhej Ca’ Cappello, në mos gaboj jo larg nga Ca’ d’Aspi.

Në janar të vitit 1884, ndërsa hipte në gondolën e vet, i afrohet një plak i varfër, i cili i kërkoi që t’i shiste një pikturë të vjetër për pesë paund.

Pa i hedhur pikturës as sytë dhe në nxitim e sipër, sepse ishte me vonesë, Sir Henri nuk pranoi. Hipi në varkë dhe u largua menjëherë.

Kur mbërri në shtëpi e gjeti pikturën mbështetur pas derës dhe e vari në një dhomë të veçantë. Zonja Lajard jetoi edhe njëzetetre vjet pas tij. Ajo ndenji në Venecia, e denjë si vejusha e tij, por shumë e dhënë pas jetës në shoqëri. Banorët më të rinj të pallatit si Henri Xhejm, e njihnin pallatin Lajard me emrin Frigoriferi.

Në testamentin e saj, portretin e Sulltanit Mehmed II pikturuar ngaBelini, zonja Lajard ia linte muzeut National Gallery në Londër.

Hollësitë për dëmtimin e pikturës, që me sa dukej kishte ndodhur kur ishte hequr nga dërrasa dhe ishte hedhur në kanavacë dhe për restaurimin e bërë në shekullin XIX, mund të merren nga galeria. Edhe dëmtimi, edhe restaurimi u quajtën aq të rënda, sa kuratorët me shumë kujdes e kanë etiketuar pikturën si atribuuar dhe jo pikturuar nga Xhentile Belini.

Piktura vazhdon udhëtimin nëpër botë. Pak kohë më parë ishte në Venecia dhe para saj, në mbarim të shekullit të kaluar tërhoqi jashtëzakonisht shumë njerëz kur u paraqit në Stamboll.

Vërtet për t’u çuditur, që teksa shkruaja këtë libër, Sotheby’s në Londër shiti në shumën prej gjysmë milion paund, një portret të njëjtë, por më të vogël të Mehmedit II, pothuajse me po ato përmasa si ai që Palevski pa në pallatin d’Istria. Me sa duket ishte ndonjë kopje e vonë e pikturës së Belinit.

Për sa i përket albumit me vizatime nga i ati, të cilin Xhentile Beliniia kishte dhuruar Sulltan Mehmedit në vitin 1480, në të vërtetë ishin dy albume. Njëri në letër, blerë në një treg në Smirna në vitin 1823 dhe gjendet në British Museum, tjetri, punuar më imët, në pergamenë, ruhet në muzeun e Luvrit.

Ai u zbulua në papafingon e një shtëpie në Guenne të Francës, në vitin 1886.

Hani i Turqve mbeti rrënojë pa vënë dorë njeri deri në vitin 1860, kur u ble nga bashkia dhe u kthye në gjendjen e tanishme. Në vijim të motos së restauruesve, com’era, dov’era, u bë çdo përpjekje e mundshme për të rimodeluar ndërtesën si pallat bizantin i shekullit të dymbëdhjetë. Rrjedhimisht, të gjitha gjurmët e madhështisë së parë, si dhe të rrënimit të saj u fshinë krejt.

E veshur me mermer ngjyrë gri dhe e ristrukturuar nga brenda, tani ajo është ndoshta ndërtesa më e shëmtuar në Kanalin e Madh.