Nga 1gushti, rriten sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit

0
204

bujkuDuke filluar nga 1 gushti të vetëpunësuarit do të paguajnë më shumë lekë për sigurimin shëndetësor. “Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, të jetë 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë. i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 lekësh, e barabartë me 4 463 lekë në muaj. i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 lekësh, e barabartë me 4 463 lekë në muaj. i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 18 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 4 070 (katër mijë e shtatëdhjetë) lekë, nga të cilat 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 320 lekë për sigurime shëndetësore”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Bujqësia

Personat mbi 18 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajnë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25 300 lekë. Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi është 4 620 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut mujor për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore.