Me koncentrate plotësuese kundër urisë së fshehur

0
124

uriaaaaaRreth dy miliardë njerëz vuajnë nga ushqimi i mangët. Atyre u mungojnë disa vitamina dhe minerale esenciale. Rezultati: Sëmundje të rënda. A mund ta lehtësojnë koncentratet plotësuese problemin?

Ka një lajm të mirë: Pavarësisht nga rritja e vazhdueshme e popullsisë në botë, numri i përgjithshëm i njerëzve të kequshqyer vazhdon të ulet. Nëse nga viti 1990 deri 1992 ishte më tepër se një miliard, Organizata Botërore e Ushqimit, FAO, e vlerëson atë sot në 842 milionë. Këtë trajton një studim i përbashkët organizatave të ndihmës “Terre des Hommes” dhe “Welthungerhilfe”, që u prezantua të martën (22 korrik 2014) në Berlin.

Rreth dy miliardë njerëz vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm. Atyre u mungojnë vitamina dhe minerale të caktuara, që janë të domosdoshme për jetën. Pasoja: sëmundje nga mangësitë e mëdha dhe një sistem i dobësuar imunitar, që shpesh çon në dëmtime të përhershme, si verbëria. Shumë shpesh “uria e fshehur” shfaqet në Indi, Bangladesh, Azinë Qendrore dhe në pjesë të tjera të Afrikës. Wolfgang Jamann, sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Ndihmës kundër Urisë në Botë (Welthungerhilfe) e konsideron “urinë e fshehur” një problem po aq të madh, sa edhe urinë e vërtetë, atë për kalori.

 

Të rrezikuar janë në radhë të parë shtatzënat, bebet dhe fëmijët e vegjël

“Në Afrikën Lindore dhe Jugore njerëzit hanë shpesh vetëm qull misri. Ata ngopen prej tij, por nga ushqimi i njëanshëm u mungojnë vitaminat shumë të rëndësishme për trupin. Të njëjtën gjë e gjejmë edhe në rajone, ku hahet kryesisht vetëm oriz. Për fat të keq, orizi i bardhë është shpesh i qëruar dhe aty mungojnë vitaminat, që humbasin me lëvozhgat”.

Nga sëmundjet, që vijnë për shembull nga mungesa e vitaminës A, vdesin çdo vit nga 300.000 deri 700.000 fëmijë. 300.000 fëmijë të tjerë verbohen prej kësaj.

Lëndë të tjera ushqyese të domosdoshme janë për shembull hekuri dhe acidi folik. Nëse gratë shtatzëna dhe ata me fëmijë në gji vuajnë nga një mangësi e tillë, fëmijët e zhvillojnë këtë që në trupin e nënës. Mangësia e acidit folik, për shembull, mund të çojë në anomali të fetusit. Edhe mungesa e hekurit, vitaminës A, zinkut, dhe jodit mund të ketë pasoja të rënda për të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël:

“Nënat me fëmijë gjiri janë shpesh të prekura nga mungesa e hekurit dhe vitaminës A. Kjo kalon pastaj direkt në shëndetin e të sapolindurve. Në raste të rënda kjo mund të çojë në aftësi të kufizuara mendore, në qoftë se nënat nuk marrin sa duhet jod. Ka veçori të ndryshme të mangësive, që çojnë në sëmundje dhe në vdekshmërinë e fëmijëve të vegjël”.

Ideale do të ishte, natyrisht, nëse të gjithë njerëzit do të mund të merrnin ushqim të mjaftueshëm me cilësi të lartë, me qëllim që këto mangësi të mos shfaqeshin aspak. Përveç ushqimit bazë ata kanë nevojë për fruta të mjaftueshme, perime dhe herë pas here vezë, qumësht, peshk dhe mish.

 

Kur mungojnë paratë për ushqim më të mirë

Shumë njerëz të varfër nuk mund t’i sigurojnë këto në realitetin e ashpër, thotë sociologu Jamann. Për këtë arsye ai e konsideron pasurimin e ushqimeve bazë si një ndihmë praktike. Në 80 vende të botës kjo madje është e sanksionuar edhe me ligj:”Për shembull në Zambia misri me ligj pasurohet me vitaminë A dhe D. Ekziston edhe mundësia e pasurimit të ushqimeve në familje, duke hedhur pluhur multivitamine mbi ushqime. Kjo mund të ketë sukses”.

Oriz i artë i pasuruar me vitaminë A pranë orizit normal. Një shpresë në luftën kundër verbimit?

Oriz i artë i pasuruar me vitaminë A pranë orizit normal. Një shpresë në luftën kundër verbimit?

Një tjetër gjë shumë premtuese është “biofortifikacioni”. Qëllimi është që të mblidhen varietete të reja të ushqimeve bazë, që absorbojnë në vetvete më shumë vitamina, ose minerale, se varietetet konvencionale:

Eksperimente me bimë të tilla ekzistojnë, për shembull në Afrikë, me pataten e ëmbël, fasulen apo misrin. Në Indi dhe Pakistan studiuesit e provojnë me grurin, melin dhe orizin. Ndërsa filantropi Bill Gates favorizon një banane gatimi, e cila krijon shumë vitaminë A. Të gjitha këto qasje i vlerëson edhe eksperti i Ndihmës Botërore kundër Urisë, Jamann, shumë interesante. Por paralajmëron se këto varietete duhet ta dëshmojnë efikasitetin e tyre edhe në praktikë: “Shumë nga sukseset, për të cilat flitet, arrihen në laborator. Nëse njerëzit i pranojnë dhe i shfrytëzojnë llojet e reja, nuk është e sigurtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency