Konflikti për kromin/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

0
147

policia-250x165Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Kalimash të Kukësit. Një person ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Dyshohet se shkak i konfliktit të jetë një minierë kromi. Policia e Kukësit thotë se viktimë ka mbetur, Emri Batusha ndërsa autori i dyshuar është, Muharrem Burgjisha. Të plagosur kanë mbetur djali dhe vëllai i viktimës, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit janë dërguar me helikopter për në Tiranë pasi gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të krimit.