Tregtarë të tregut te ish-Uzina Dinamo kanë protestuar sërish sot përpara Parlamentit, duke kërkuar anulimin e vendimit për mbylljen e këtij tregu, lëshuar nga prefekti i Tiranës. Tregtarët nuk pranojnë të zhvendosen në tregun e ndërtuar pranë autostradës në Kashar, dhe shprehen të vendosur për të vijuar protestat deri në anulimin e vendimit të prefektit për mbylljen e tregut. Me pankarta në duar, tregtarët kërkuan pezullimin e vendimit të prefektit Sadi Vorpsi, ku sipas tyre, pas këtij vendimi fshihen interesa për truallin, sepse po kërkohet të ndërtohen pallate në zonën e tregut dhe nuk ka të bëjë me çështjen e higjienës. “Të anulohet vendimi për mbylljen e tregut. Nuk tërhiqemi, do rrëzojmë vendimin e prefektit. Tregu i ish-Uzinës Dinamo i modernizuar.”- shprehen tregtarët.