Një ditë përpara skadimit të afatit 90 ditor që qeveria ka vënë për regjistrimin e të dhënave personale të çdo abonenti të telefonisë celulare, opozita i bëri thirrje qytetarëve të mos i binden urdhrit të Kryeministrit, duke respektuar të drejtën e tyre të privatësisë. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kryetari Basha e cilësoi të paligjshëm vendimin për IMEI-n dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po tenton të kontrollojë jetën e çdo shqiptari, duke shkelur rëndë Kushtetutën, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe konventat ndërkombëtarë të të Drejtave të njeriut.