Gjermania ndalon eksportimin e pajisjeve ushtarake për në Rusi

0
150

ushtarakeMinistria gjermane e Ekonomisë konfirmoi të hënën një artikull të publikuar nga “Süddeutsche Zeitung”, ku thuhej se ka revokuar kërkesën e kompanisë së prodhimit të armëve “Rheinmetall” për të eksportuar një qendër trajnimi luftarak në Rusi. “Mund të konfirmoj se në kuadër të sanksioneve të BE-së, është revokuar leja për të eksportuar një qendër trajnimi luftarak”, – tha një zëdhënës i Ministrisë. Vendimi i anulimit nuk ishte surprizë, sepse ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel e kishte ngrirë marrëveshjen në muajin mars, pasi Rusia aneksoi Krimenë. Marrëveshja me vlerë 100 milionë euro ishte miratuar nga qeveria e mëparshme gjermane e përbërë nga kristian-demokratët dhe liberalët. Sipas shkrimit të “Süddeutsche Zeitung”, qendra e trajnimit luftarak me kapacitet për të trajnuar 30 mijë ushtarë çdo vit, do të ndërtohej në rajonin e Vollgës në Rusi dhe do të vihej në funksionim në fund të këtij viti. Vendimi i Gjermanisë për të anuluar lejen e eksportit vjen një javë pasi BE vendosi për të ashpërsuar sanksionet ndaj Moskës. Këto sanksione synojnë energjinë, mbrojtjen dhe financat. Qëllimi është që Rusia të tërhiqet nga mbështetja ndaj separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Vendimi shkon përtej qëllimit të këtyre sanksioneve, sepse embargoja ndaj armëve nuk ndodhet në kontratat aktuale. Kje e ka lejuar Francën të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i shitur Rusisë një anije luftarake me vlerë 1.2 miliardë euro.

 

 Franca u ofron azil të krishterëve irakianë

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, dhe ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, kanë dënuar “në mënyrën më të ashpër” sulmet ndaj të krishterëve nga terroristët e “Shtetit Islamik në Irak dhe Siri” (ISIS). Qeveria franceze ka ofruar ndihmë humanitare dhe në ditët e ardhshme do të këmbëngulë fort për mbrojtje ndërkombëtare për të krishterët. “Ne i ndihmojmë të zhvendosurit, që ikin nga kërcënimi e ‘shtetit islamik’ dhe kanë kërkuar strehim në Kurdistan”, – deklaruan ministrat në Paris. Pranimi i të krishterëve irakianë në Francë duhet të “inkurajohet”.

Situatën e të krishterëve në Irak Fabius dhe Cazeneuve e cilësuan dramatike. Ultimatumi i kaluar i ISIS kundër të krishterëve në Mosul është edhe një shembull i ri i kërcënimit të tmerrshëm të grupeve xhihadiste në Irak, theksuan ministrat. Në Francë kohët e fundit është shtuar presioni mbi qeverinë për të ndihmuar të krishterët në Irak.

Ekstremistët e grupit sunit terrorist ISIS, që vetëquhen ndërkohë “shtet islamik”, pas pushtimit të Mosulit në qershor filluan me shkatërrimin e kishave të krishtera dhe pasurive kulturore dhe u bënë thirrje ultimative të krishterëve, që ose të konvertohen në islam, ose të largohen nga qyteti. Përndryshe për to nuk do të ketë “asgjë tjetër përveç shpatës”. Para skadimit të ultimatumit para një jave të 3000 krishterët e fundit u larguan nga qyteti i dytë i madh i Irakut, ku deri atëherë ndodhej një nga komunitetet më të vjetra të krishtera të botës. Shumica ikën në rajonin autonom kurd në veri, një pjesë në vende të tjera të Irakut, ku vazhdojnë të jenë bashkësitë e krishtera.