Tropojë/ Konflikti i merr jetën 27-vjeçarit, plagosen rëndë babai dhe vëllai i viktimës

0
158

krimi tropojeBabai e dy djemtë u sulmuan me armë zjarri në qendër të Tropojës, rreth orës 9 e 30 minuta, ndërsa ishin duke pirë kafe në një lokal. 27- vjeçari Blerim Metaliaj u vra në vend kurse i ati i tij Rexhep Metaliaj 51- vjeç mori plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e qytetit. I plagosur mbeti në këtë ngjarje dhe vëllai i viktimës Bledar Metaliaj 30- vjeç. Dëshmitarët treguan për policinë se autorët ishin me një makinë dhe ishin të pamaskuar. Dyshohet që palët një natë më parë ishin përfshirë në një konflikt në një lokal të qytetit, ndërsa vrasja e mëngjesit ishte e paralajmëruar. Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e autorëve të krimit të cilët dyshohen se janë nga fisi Biberaj, ndërsa Tropoja është përfshirë në ethet e hakmarrjes.