Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se rreth orës 06:15 është gjetur i mbytur një burrë rreth 50-vjeç në afërsi të digës tek Liqeni Artificial. Nga hetimet e deritanishme të policisë bëhet me dije se viktima është ende i paidentifikuar, ndërkohë që grupi hetimor, po kryen veprimet e nevojshme.