Vendimi për fermerët, si mund të sigurohen për të përfituar pension më të lartë

0
185

zitorTë vetëpunësuarit mund të bëjnë pagesën vullnetare të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të përfitojnë një pension më të lartë. Për një vit vjetërsie në punë në shtet një i/e vetëpunësuar në qytet paguan 68 037 lekë, ndërsa i vetëpunësuari në zonat fushore paguan 30 000 lekë në vit. I vetëpunësuari në zonat malore paguan vetëm 23 000 lekë në vit. Përfitim të vjetërsisë në punë, ku njohja e periudhave për të cilat janë paguar kontribute njihet vjetërsi në marrëdhënie pune me shtetin. Duke u siguruar si i/e vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore, për 15 vjet, në masën prej 65 702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4 404 lekë në muaj, domethënë për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar. Zona malore paguan 42 702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie në masën 4 404 lekë në muaj, pra për 10 muaj pension pleqërie merren ç’janë paguar. i vetëpunësuari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokument: Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile; Vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë. Akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh, qiramarrje); Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore/blegtorale. Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i/e vetëpunësuar në bujqësi plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”. Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”. Këto dokumente në asnjë rast nuk duhet t’i dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

 

Sigurimi për vitet e prapambetura

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë. Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara? Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve). Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 4 110 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 19 026 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara: Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension; Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

 

Pagesa

Sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi është i detyrueshëm. i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore, duke filluar nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 30 000 lekësh. i e vetëpunësuari/a në bujqësi, që banon në zonat malore, nga data 1.8.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 23 000 lekësh. I/e vetëpunësuari/a në bujqësi, që banon në zonat rurale, nga data 01.01.2014 e në vazhdim paguan kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës mujore minimale prej 4 200 lekësh, të barabartë me 286 lekë në muaj. Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkërisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht, një herë në tre muaj. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, Brenda çdo tremujori kalendarik. Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, llogaria bëhet kundrejt masave të kontributeve të viteve përkatëse, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency