Sot mblidhet Këshilli Mbikqyrës, vendos për Fullanin

0
155

fullaniKëshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të mblidhet sot për të vendosur për Guvernatorit Ardian Fullani, por dhe anëtarët. Kjo është konfirmuar se do jetë një mbledhje urgjente, për herë të parë pas skandalit të vjedhjes së BSH-së, ku do të diskutohet mbi përgjegjësitë e guvernatorit por dhe antarëve të këshillit. Pritet të bëhet një analizë e përgjithshme e funksionit të Bankës, për t’u verifikuar çdo shkelje deri në vjedhjen  spektakolare të rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend.

Ermelinda Meksi, në përgjigje të kërkesës politike të Kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka lënë të kuptohet se përgjegjës për këtë skandal është Guvernatori Ardian fullani dhe jo këshilli Mbikqyrës. Sipas saj, Guvernatori dhe Zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në Bankën e Shqipërisë si administratore dhe përgjegjës për Bankën dhe kanë detyra ekzekutive, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës jane “partime” në këtë funksion duke ushtruar detyra joekzekutive. Gjithashtu, Meksi ka theksuar se me dorëheqjen e anëtarëvë të Këshillit nuk do të zgjidhet situata, madje sipas saj do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional, duke e lënë pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshem kurdohere, sidomos në situatën aktuale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency