Ndërkohë që epidemia e Ebolas vazhdon të marrë jetë në perëndim të Afrikës, një fotograf, i quajtur John Moore, ka rrezikuar jetën për të sjellë këto imazhe horror nga Monrovia në Liberi. Familjet vuajnë tmerrin e sëmundjes që ka marrë më shumë se 1 mijë jetë. “Mjekët pa Kufinj” thonë se epidemia do zgjasë të paktën për gjashtë muaj.