Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec. Gazetari i emisionit “Ajsberg’ në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec. Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan. “Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas. Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane’. Pritet në minutat në vijim arrestimi i sekretarit të Kokëdhimës, Agron Cane.
PRANGOSET AGRON CANE Pas publikimit te lajmit, policia arrestoi rreth ores 12:00 sekretarin e Kokëdhimës, Agron Cane.
DIDI: TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi komentoi skandalin në Sarandë të zbuluar nga gazetari i News24, Artur Cani. Didi garantoi se ligji do të veproje dhe kundrejt sekretarit të deputetit, sepse theksoi ai, ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit. “U vura në dijeni për ngjarjen pak kohë më parë. Do veprojmë si për cdo shtetas tjetër sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
(Ballkanweb)