Biletë / Seks dhe pune

0
173

Nga Artan Fuga
Artan_FugaLajm nuk është se nje gjashtëdhjetëvjeçar dëshiron të bëjë seks me një katërmbëdhjetëvjeçare.

Ka plot pedofila nëpër rrugë.

Lajm nuk është edhe tentativa për abuzim seksual për të ofruar privilegje ose shërbime publike.

Abuzues ka në çdo cep.

Puna është se kemi një sistem që përpjekja për punësim kalon nëpërmjet mekanizmave politike, nëpërmjet shkëmbimit me vota, nëpërmjet trafiqesh elektorale, dhe jo nëpërmjet tregut dhe kritereve formale për punësim.

Këtu është problemi.

Problemi flagrant eshte ai qe kryhet ne drite te diellit, punesimi kalon nepermjet partive politike dhe deputeteve dhe zyrave te tyre.

Seksi eshte pasoje, si qershia mbi torte.

Ne mos kërkoftë seksin e gocës, do të kërkoje voten. Ku është ndryshimi veçse e para është e paligjshme kurse e dyta bëhet mbështetur në ligj.

Mos u jepni pas skenave erotike që nuk bëjne veçse zhvendosin problemin atje ku është vetëm pamja libidinale dhe spektakulare e tij.

Erotika nuk fsheh dot politiken.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency