Helmi mund të jetë zgjidhja kundër kancerit

0
251

Kura-aidsNjë shkencëtar në Universitetin e Illinois, Dipanjan Pan dhe ekipi i tij, deklaruan se ata mund të kenë gjetur një mënyrë për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit përmes helmit të gjarpërinjve, bletëve ose akrepit. Studimi është në faza fillestare por ka treguar sukses në ndalimin e kancerit të gjirit dhe rritjen e qelizave melanoma në testet laboratorike. Shkencëtarët po përdorin nanoteknologjinë për të ofruar një element të sintetizuar të ngjashëm me helmin e gjetur te bletët, gjarpërinjtë dhe akrepat. Tekstet e lashta tregojnë se mjekët kanë përdorur helmin për të trajtuar sëmundjet për vite me radhë. Në shekullin e 14-të para Krishtit, shkrimtari grek Plini, përshkroi përdorimin e helmit të bletëve, si një kurë për sëmundjet. Mjekësia tradicionale kineze ka përdorur helmin e bretkosave, për të luftuar kancerin e mëlçisë, mushkërive, zorrës së trashë dhe të pankreasit. Mjekët në Kubë kanë përdorur helmin e akrepit për të luftuar tumoret në kokë. Por helmi që shkatërron qelizat e kancerit, mund të ketë të njëjtin efekt në qelizat e shëndetshme. Për këtë shkencëtarët po zhvillojnë një teknikë të re për të ndarë proteinat e rëndësishme të helmit, në mënyrë që ato të përdoren për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit. Studimet e fundit kanë gjetur një mënyrë për të sintetizuar këto materiale të dobishme. Dhe nëse vërtet, këto materiale natyrore janë kura e shpëtimit nga kanceri, atëherë ky studim do t’i japë fund luftës kundër kancerit në mbarë botën

 

Ajri në aeroplan dëmton sistemin nervor

Studimet e fundit tregojnë se ajri i kontaminuar në kabinën e aeroplanëve mund të dëmtojë sistemin nervor të pasagjerëve. Kur në aeroplan ndihet era këmbë, kupton se vjen nga pasagjeri në ndenjësen ngjitur. Por ka edhe aroma të tjera, ato që nuhaten në kabinë, kur avujt e naftës së djegur arrijnë aty përmes sistemit të ajrimit. Këto përmbajnë përbërës helmues që prekin sistemin nervor dhe mund të shkaktojnë dëme të pakorrigjueshme shëndetësore. Në vitin 2012 në Gjermani, rasti i një Airbusi të kompanisë ‘Germanëings’ pushtoi titujt e parë të shtypit. Dy pilotët thithën ajrin e kontaminuar në kabinë dhe shfaqën shenja helmimi. Për pak ata humbën ndjenjat dhe arritën të ulnin me shumë vështirësi aeroplanin në aeroport. i ashtuquajturi rasti ‘Fume Event’ nuk është i vetmi. Sipas Zyrës Federale për Hetimin e Aksidenteve Ajrore nga viti 2006 deri në vitin 2013 ka pasur 663 të tilla. Në dhjetë prej tyre janë shkaktuar probleme shëndetësore afatgjata tek të prekurit, pra një rrezik për ekipin fluturues dhe pasagjerët. Një tjetër provë për helmet në kabinat e aeroplanëve është një studim i publikuar nga “Ëelt am Sonntag”. Kompania e fluturimever ka kontrakutar Institutin Fresenius për të testuar aeroplanët e saj për prezencën e gazit nervor Trikresylphosphat (TCP). Instituti bën kontrolle në aeroplanët Airbus dhe Boeing të kompanisë Condor. Sipas të dhënave të këtij studimi, tregohet se kishte kontaminim në 11 nga 12 aeroplanë Airbus A320, në 5 nga 13 aeroplanë Boeing 757, dhe në 6 nga 9 Boeing 767.  Tek të gjithë këta aeroplanë gjendeshin gjurmë të TCP-së.

 

Nivelet e larta të sheqerit mund të çojnë në çmenduri

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se sheqeri dhe karbohidratet e lëndojnë strukturën e trurit dhe funksionin e tij. Nivelet e larta të glukozës e përkeqësojnë memorien në rininë e shëndetshme. Po ashtu shkencëtarët nga Berlini kanë gjetur se niveli i sheqerit është i lidhur shumë me rrezikun e rritjes së çmendurisë. Ata kanë paralajmëruar njerëzit që të ulin nivelin e marrjes së sheqerit, deri në pesë lugë çaji në ditë, për të trajtuar nivelet rritëse të trashjes. Nivelet shumë të larta të sheqerit, sipas shkencëtarëve, kanë mundësi që të shkaktojnë humbje të memories.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency