I dekompozuar/ Gjendet në malin e Dajtit një kufomë, pritet ekspertiza për identifikim

0
192

Sonila Mesareja

kufomeDyshohet se bëhet fjalë për një mashkull të moshës 40-50 vjeç, ekspertiza do zbulojë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vdekje natyrale

Një trup i pajetë dhe shumë i dekompozuar është gjetur dje në malin e Dajtit. Ka qenë roja i një lokali ai që konstatoi trupin e pajetë duke njoftuar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi nga puna për këqyrjen e kufomës dhe identifikimin e saj. Ndërkohë që, në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertët mjeko-ligjorë për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. Ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së kufomës së moshës rreth 4–50 vjeç, nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo për vrasje të tij apo të saj pasi ende nuk është përcaktuar seksi i kufomës.

 

Zbulimi

Një person është gjetur i vdekur paraditen e djeshme në Parkun e Dajtit, rreth 500 metra larg rezidencës qeveritare. Trupi i pajetë është konstatuar nga roja i një lokali i cili ka njoftuar më pas policinë. Nga kqyrja paraprake bëhet me dije se kufoma ka patur dëmtime në njërin krah dhe çjerrje në fytyrë, ndërsa burimet policore nuk përjashtojnë pistën se dëmtimet mund të kenë ardhur pas vdekjes, nga kafshët. Ndërkohë që pritet ekspertiza e mjekut-ligjor për të saktësuar nëse bëhet fjalë për vrasje, vdekje aksidentale apo natyrore. Pranë viktimës është gjetur edhe një bidon uji. Ndërkohë që është ende e papërcaktuar gjinia e kufomës së gjetur, por dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull rreth moshës 40-50 vjeç.

 

Hetimi

Policia e kryeqytetit, ndërsa pritet një rezultat nga ekspertiza mjeko-ligjore, është duke hetuar listën e personave që rezultojnë të humbur apo deklaruar të zhdukur në Tiranë. Grupi që po heton këtë ngjarje po kalon në sitë gjithë emrat e meshkujve rreth kësaj moshe, pasi dyshohet mashkull i moshës 40-50 vjeç, ndërkohë që nuk janë lënë mënjanë as femrat që rezultojnë të zhdukura. Ndërkohë, në pyetje po merren edhe banorë të zonës, pasi mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë bari të fshatrave rrotull.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency