“Video skandali”/ Kryeministri: Jemi distancuar. Basha: Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës

0
132

 Florenc Drizari

rama-basha“Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyren e Partisë Socialiste”

Një ditë pas publikimit të video “skandalit” në media ku një punojës i zyrës së deputetit të PS-së në Sarandë, Agron Cane, shfaqet duke i kërkuar shtetases O. G marrëdhënie seksuale me të bijën e saj 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune, klasa politike ka vijuar reagimet duke denoncuar ngjarjen si dhe shkëmbimin e akuzave në nivel politik për qeversjen e vendit dhe përgjegjësitë. Fillimisht ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se zyra e deputetit në Sarandë si dhe Partia Socialiste është distancuar brenda ditës nga ngjarja, ndërsa shtoi se PD po e përdor situatën për qëllime politike. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyren e Partisë Socialiste, dhe për këtë ai kërkoi që kërkoi kryeministrit të distancohet pesonalisht.

 

Rama

Në një koment në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama dënoi ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ndërsa akuzoi përfaqësuesit e Partisë Demokratike për shfrytëzimin e situatës për qëllime politike. “Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja ska parti dhe ska vend mes nesh. Kurse PD e shijon duke e ripërtypur në mensën e SHQUP-it, ku gatuhet përditë gjella e fëlliqur e një politike të vjetër e të ulët. Vajmedet PD”,-ka shkruar Rama në “Facebook.

 

Basha

Pas komentit të Kryeministrit i me njëhershëm ishte reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili zgjodhi po rrejtin social “Facebook”, për të replikuar me Ramën. “Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës për sistemin që ka ngritur. Skandali i kërkimit të favorit seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, ka ndodhur në zyren e Partisë Socialiste. Në zyrën e pushtetit që funksionon nën frymën e oligarkisë. Medalja e turpit i shkon e gjitha Edi Ramës, i cili vazhdon të pajtohet me ngjarjen që ka tronditur dhe zemëruar mbarë shoqërinë, ndërsa ai nuk gjen asnjë sekondë kohë të distancohet. Po si mund të distancohet ai nga një masë e madhe abuzuesish të paskrupullt që janë në fakt alterego e tij”,-ka shkruar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë dy ditë më parë zyra e deputetit të PS-së në Sarandë, deklaroi se Agron Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në këtë qytet. “Ai ka qenë një nga disa aktivistët e zyrës tonë, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij”.

 

PD: Me Ramën, zyrat e PS e të qeverisë janë bërë punishte abuzimi

“Skandali i sekretarit të Koço Kokëdhimës, që kërkon favor seksual me një vajzë të mitur në këmbim të një vendi pune, në zyrën e Partisë Socialiste, nxorri në pah mënyrën e rekrutimit dhe të funksionimit të oligarkisë Rama-Meta. Duhet të ofrosh para, ose favor seksual, ose duhet të kesh precedent të fortë penal, që të zësh një vend pune. Kjo është filozofia e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima. Eshtë e qartë se zyrat e shtetit, zyrat e Partisë Socialiste, nën këtë filozofi janë kthyer në punishte të abuzimit e perversitetit. Ky soj oligarkësh sigurisht se nuk përfaqësojnë qindra e mijëra socialistët e ndershëm që janë sot në radhën e parë të të zhgënjyerve për mënyrën se si po qeveris dhe si po e përdor pushtetin oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima. Kur trafikantin e prostitucionit e bën deputet, kur baronin e drogës e bën drejtor, kur të akuzuarin për rrëmbim fëmijësh e bën kryetar të Këshillit të Qarkut, atëherë ti ke përgaditur terrenin për canet e përbindëshat e tjerë të vendit që të poshtërojnë qytetarët kundër cdo ligji, kodi e nderi”,-tha dje në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së, Albina Deda.

 

PS: Policia e Shtetit bëri detyren dhe arrestoi keqbërësin

“Lulzim Basha që ka braktisur Tiranën dhe që rikthehet në detyrë vetëm për të ushqyer me leje ndërtimi e me semaforë disa klientë banale të pushtetit të tij të falimentuar, duhet të japë dorëheqjen. Të gjithë e dinë se ai nuk e fitoi Tiranën me vota po e grabiti atë me duart e një gjykate të korruptuar. Të gjithë e dinë po ashtu se kur kërkonte votat Luli thoshte se Tiranës i duhej një kryebashkiak që të merrej me qytetin jo me politikë. Por të gjithë e panë dhe e shohin përditë se nga zëri i qytetarëve të Tiranës që premtoi se do te ishte, kryebashkiaku ynë u bë papagalli i katragjyshit të Partisë Demokratike. Luli duhet të japë dorëheqjen sepse Tirana po mbytet në papastërti, teksa kryebashkiaku po bën përditë pis ekranet e televizorëve e të rrjeteve sociale me fjalorin e ulët e të dhunshëm të shpifjeve e të fyerjeve për kundërshtarët politike. Jo më larg se dje ai u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua duke politizuar pa asnjë skrupull aktin e shëmtuar ndaj saj nga ana e një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist.”,-deklaroi në një dalje për mediat, deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.

 

Vjedhja e BSH/ Braçe zbardh axhendën e Komisionit të Ekonomisë: Do propozoj nxjerrjen e përgjegjësive

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Barçe, deklaroi se sesionin e ri të Kuvendit do ta nisë me analizën dhe nxjerrje e përgjegjësive ligjore për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës dhe Inspektoriatin e përgjithshëm të BSH-së.

“Do ti propozoj Komisionit te Ekonomisë që sesionin e ri te Kuvendit ta nise me analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për Guvrnatorin e Bankës së Shqipërisë, Këshillin Mbikëqyrës të bankës si dhe Inspektoriatin e përgjithshëm të BSH-së. Përgjegjësitë në raport me ngjarjen e rëndë të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë; Përgjegjesitë në raport me të tjera fenomene të rënda të ndodhura në Bankën e Shqipërisë që kanë ndikimin e tyre në abuzime me pozitat drejtuese, mbingarkimin e strukturës së Bankës, mbushjen e saj me lidhje nepotike e politike-duke cënuar rende pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.”- shkruan Braçe në profilin e tij në “Facebook”. Më tej ai thekson se njerrja e përgjegjësive dhe analiza duhet të ngarkojë me përgjegjësi direkt secilin nga institucionet drejtuese të Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me ligjin masat për to.

“Të shërbejë për një rishikim të plotë të ligjit së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare, për të theksuar pavarësinë e plotë funksionale , operacionale të Bankës së Shqipërisë , transparencën e kontrollin , ndalimin e fortë të konfliktit të interesit të gjithkujt të drejton apo punon në Bankën e Shqipërisë , shkarkimin e menjëhershëm të kujtdo drejtuesi të mandatuar kur veprimet dhe mosveprimet e tij cënojnë rëndë interesat e Bankës së Shqipërisë”- thekson Braçe në shkrimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency