Nishani ngushëllon familjet e minatorëve të vdekur, “qorton” qeverine

0
142

Bujar NishaniBujar Nishani reagoi menjëherë pasi dy minatorë humbën jetën në një minierë në Martanesh. “Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar. Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre,” thuhet në mesazhin e Nishanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency