Shtresat në nevojë dhe pensionistët në fshat, kompesimet që përfitojnë  

0
195

pleqeriaa11Kompensimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. E përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura. Masa e përfitimit: 500 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese. Ai jepet me listëpagesë deri  më datë 31.12.2009. 400 lekë në muaj, nga data 01.01.2010, dhe tërhiqet në postën paguese.Dokumentacioni: Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore dhe fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit. Çertifikatë familjare si dhe për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, vërtetim që vazhdojnë shkollën.

 

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj.  Kush e përfiton: Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit. Masa e përfitimit: Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe  familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar. 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Kompensimi për personat në ngarkim të pensionistëve

Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfitusi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar. Kush e përfiton: E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet:

-Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë dhe kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.

 

Masa e përfitimit:

414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur: Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën. Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension.Nuk e përfitojnë: Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar,punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi. Dokumentacioni:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektonik për personat përfitues;

– Çertifikatë familjare, vërtetim nga shkolla dhe vërtetim nga zyrta e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospatje të aktivitetit;

– Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune dhe deklaratë personale.

 

Këmbimi valutor, hapen 11 zyra, arrijnë në 333

Në fund të vitit 2013, numri i zyrave të këmbimit valutor arriti në 333 ose 11 zyra këmbimi valutor më shumë se vitin e kaluar, raporton Banka e Shqipërisë. Gjatë këtij viti u akorduan 18 licenca të reja, ndërkohë që u revokuan me kërkesë të vetë subjekteve 9 licenca. Në harkun kohor 19992-2013, periudhë gjatë të cilës shtrihet kryerja e veprimtarisë së këmbimit valutor nga subjekte të licencuara nga Banka e Shqipërisë, viti 2008 dhe viti 2010 shënuan rritjen më të madhe të numrit të zyrave të këmbimit valutor. Ndërkohë, në vitin 2013 krahasuar me vitin e kaluar, ndryshimi i numrit të zyrave të këmbimit valutor ishte me rritje më të ulët se në vitin 2012 (ose 11 zyra këmbimi valutor nga 21 zyra të shtuara vitin e kaluar). Gjatë vitit 2013, thekson BSH, të gjitha kërkesat e ardhura nga subjektet u finalizuan me dhënien e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valutor nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, miratime u dhanë edhe për kërkesat e zyrave të këmbimit valutor të licencuara më parë, për zgjerimin e veprimtarisë së tyre nëpërmjet hapjes së zyrave të reja si dhe punësimit të kambistëve të rinj. Përsa i takon shpërndarjes gjeografike të zyrave të këmbimit valutor, BSH sqaron se ato janë të lokalizuara dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në 24 qytetet kryesore të vendit. Përqendrimi më i madh i tyre mbetet në qytetin e Tiranës. Zgjerimi i shtrirjes gjeografike të subjekteve të licencuara për zyra këmbimi valutor gjatë vitit 2013 përfshiu 8 rrethe të vendit, ku vetëm qyteti i Tiranës zë 51% të totalit të rritjes ose 10 zyra këmbimi valutor të licencuara rishtazi.