Vendimi për Mars-Gusht 2013/ Nga sot nis falja e gjobave për bizneset

0
233

gjoba tek biznesetËshtë kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013

Nga dita e sotme nisin procedurat për faljen e gjobave që janë vendosur nga data 1 mars 2013 deri në 31gusht 2013. Gjobat që falen janë gjobat që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor. Falen gjobat e vlerësuara që lidhen me një tatim/kontribut të vlerësuar, tё cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit/kontributit. Falen gjobat e vlerësuara, tё cilat vendosen pavarësisht nëse ka detyrim tatimor (tatim/kontribut) të vlerësuar ose jo. Falen, gjithashtu:gjobat për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, gjobat për mosinstalim të pajisjes fiskale, gjobat për moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave. Falen edhe gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar, gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar, gjobat e vlerësuara që janë apeluar apo janë në proces apelimi, pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë.

 

Falja e gjobave

Është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013. Këto gjoba konsiderohen të evidentuara nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013, nëse data e nxjerrjes së njoftim-vlerësimit është nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013. Data e kontabilizimit i referohet datës së regjistrimit të gjobave në kontabilitetin e drejtorisë rajonale tatimore përkatëse apo organit të ngjashëm të taksave vendore, jashtë sistemit informatik tatimor përkatës. Në rast të mungesës së një njoftim vlerësimi tatimor për gjobën (nuk është lëshuar njoftim vlerësimi për gjobën apo gjoba nuk është përfshirë si pjesë e ndonjë njoftim vlerësimi të lёshuar), si datë evidentimi konsiderohet data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorё. Kjo datë duhet të jetë brenda periudhës duke filluar nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013.

 

Rastet

Për rastet kur nuk është lëshuar njoftim vlerësimi për gjobën nga drejtoritë rajonale tatimoreose zyrat tatimore të qeverisjes vendore, si datë evidentimi në mungesë të njoftim vlerësimit është data e kontabilizimit të gjobës në regjistrat tatimorё përkatësNë listën që do të hartohet për këtë qëllim,përveç të dhënave identifikuese të tatimpaguesit, do të përfshihen: masa e gjobës; periudha për të cilën është vendosur gjoba; lloji i gjobës; data e lëshimit të njoftim vlerësimit; data e vlerësimit në sistemin informatik të tatimeve/taksave vendore; data e pagesës, nëse gjoba është paguar; të dhëna të tjera mbi procesin e apelimit nëse ka. Një listë paraprake brenda 15 ditëve të para që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi publikohet në ëeb-siten e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ëeb-sitet përkatëse të drejtorive/zyrave të taksave të qeverisjes vendore. Çdo tatimpagues që ka një njoftim vlerësim të lëshuar nga administrata tatimore qendrore dhe vendore që mban datën nga 1 mars 2013 deri mё datë 31 gusht 2013 dhe që nuk konstaton emrin e tij në listën e publikuar, i drejtohet me kërkesë me shkrim drejtorisë rajonale tatimore që ka lëshuar njoftim vlerësimin, duke i bashkëngjitur kërkesës një kopje të njoftim vlerësimit dhe çdo dokument tjetër që disponon për gjobën e aplikuar.

 

Nuk falen

Tatimi/kontributi i detyrueshëm i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kamatёvonesa pjesë e detyrimit tatimor. Gjobat për pagesë të vonuar / gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratës që llogariten dhe vlerësohen automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për deklaratën ose tatimin/kontributin përkatës për shkelje të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Rimbursim për ata që i kanë paguar gjobat

Për tatimpaguesit të cilët i kanë paguar gjobat, do të kryhet procedura e rimbursimit në masën 100% të shumës së gjobës së paguar:

– Tatimpaguesi paraqet në drejtorinë rajonale tatimore dokumentin që vërteton pagesën e gjobës objekt i faljes, duke e shoqëruar atë me një kërkesë formale për rimbursimin e gjobës së paguar. Kërkesa përmban të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, si dhe numrin e tij të llogarisë bankare

– Inspektori i vlerësimit, pasi kryen verifikimet e nevojshme që tatimpaguesi është përfitues nga ligji dhe e ka paguar gjobën objekt i faljes, mban një akt- falje dënimi (gjobë), ku të jetë cilësuar se ky dënim falet në zbatim të ligjit për faljen e gjobave. Ky akt shoqërohet gjithashtu me formularin përkatës, të nevojshëm që falja të vlerësohet në sistemin informatik

– Për rastet kur gjoba e paguar është falur, pas procesit të vlerësimit të faljes në sistemin informatik, tatimpaguesi për gjobën e falur dhe të paguar njëkohësisht do të rezultojë kreditor. Kështu drejtoria rajonale tatimore rimburson shumën e gjobës në llogarinë e tatimpaguesit nëpërmjet thesarit sipas pikës 1 tё udhëzimit nr. 4/1, datë 23.5.2014 “Për një shtesë në pikёn 75.1.1 germa “a” të udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por në të njëjtën kohë sistemon edhe situatën e tatimpaguesit në mënyrë që të mos rezultojë me tepricë kreditore ndaj organit tatimor.

 

Rastet e veçanta

Për çdo rast që tatimpaguesi nuk paraqet një kёrkesë me shkrim, edhe pse e ka bërë pagesën e gjobës, administrata tatimore pasi verifikon vetë që pagesa e gjobës së falur është kryer, vijon procedurën për evidentimin e faljes dhe rimbursimin e saj. Nëse tatimpaguesi me kërkesën e tij heq dorë nga rimbursimi i shumës së gjobës së paguar duke e destinuar shumën për t’u rimbursuar për pagesë të detyrimeve të tjera tatimore, drejtoria rajonale tatimore vijon me procedurat dhe kryen kompensimin e detyrimeve tatimore me shumën e gjobës së paguar dhe të falur. Nëse evidentohen raste kur tatimpaguesi përfitues sipas këtij ligji për faljen e gjobës ka detyrime tatimore të papaguara (tatim/kontribut; gjobë automatike; kamatёvonesë/gjoba të tjera që nuk janë objekt i faljes, edhe pse këto detyrime apo gjoba nuk i përkasin periudhës së faljes, atëherë:

– Për tatimpaguesit që nuk i kanë paguar gjobat që falen, organi tatimor/zyrat e taksave tё qeverisjes vendore vijojnë procedurat e faljes

– Për tatimpaguesit që i kanë paguar gjobat që falen, organi tatimor/zyrat e taksave të qeverisjes vendore nuk i rimburson në llogarinë e tatimpaguesit shumat e gjobave të falura dhe njëkohësisht të paguara, por kompenson detyrimet e tjera që nuk janë në proces apelimi, dhe për shumat e mbetura pas kompensimit vijon procedurat e rimbursimit në llogarinë e tatimpaguesit nëpërmjet thesarit sipas pikës 1 tё udhëzimit nr. 4/1, datë 23.5.2014 “Për një shtesë në pikёn 75.1.1 germa “a” të udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Procedurat

Pas evidentimit të tatimpaguesve përfitues, drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore do të kryejnë procedurën si më poshtë vijon:

Për çdo tatimpagues përfitues, i cili rezulton në regjistrin tatimor me gjoba që janë objekt i faljes sipas ligjit nr. 39/2014, inspektori i Drejtorisë së Përpunimit dhe Menaxhimit të të Ardhurave Tatimore dhe Kontabilitetit që administron dosjen të këtij tatimpaguesi, mban një akt-falje dënimi (gjobё) me titull “Akt për faljen e gjobës në zbatim të ligjit nr. 39/2014 “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013″. Ky akt shoqërohet me formularin përkatës të faljes së dënimit (gjobës) që përgatitet nga inspektori dhe i nevojshëm për t’u vlerësuar në sistemin informatik. Gjithashtu çdo akti të mbajtur për këtë qëllim i bashkëngjitet një kopje e praktikës sipas së cilës është vendosur gjoba përkatëse së bashku me njoftim vlerësimin tatimor. Në akt shprehen të gjitha detajet që kanë të bëjnë me gjobën që falet dhe që e bëjnë atë të jetë objekt i faljes sipas këtij ligji.