Dy persona janë vënë në pranga nga policia e qytetit të Gramshit pasi akuzohen për rrëmbim personi dhe tentativë përdhunimi. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Gramoz Bojën 39 vjeç, Alket Benon 43 vjeç. Sipas policisë dy personat e vënë në pranga kanë rrëmbyer një vajzë 21 -vjeçare dhe kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të. E reja ka bërë rezistencë dhe ka mundur tu shpëtojë rrëmbyesve. Menjëherë pas ngjarjes ajo ka denoncuar në polici dy autorët.