Kuqeinzjtë kanë arritur të marrin një tre pikësh shumë të rëndësishëm pas fitores ndaj Portugezve, që erdhi nga goli I Balaj Kuqezinjtë në qiellin e shtatë. Kjo është ndjenja më e mirë që mund të përshkruaj triumfin e ditës së ndjeshme ndaj Portugalisë. Ndeshja nisi me nje ritëm normal, teksa tifozeria portugeze mundohet që te ekzaltojë të sajët në fushë. Në stadium vihen re edhe disa flamur shqiptarë çka tregon se edhe kuqezinjtë nuk janë pa mbështetje. Një stadium I mbushur plot pasi është ndeshja e parë dhe publiku është në mbështetje të luzitanve. Sfida nis menjherë me një lojë të shpejtë në të cilën prgtagonsitët e vetëm janë Portugezët. De Biazi ka ndërtuar një ekip që shkatërron aksione dhe luan mirë topin në zonën difensvie, por mungon loja përpara në sulm. Një detyrë jo e lehtë pasi portugezët duken shumë të mobilizuar dhe nuk lejojnë hapësira. Nga krahu kuqezinjve, mungon fantazia për të lidhur disa topa dhe më pas për të shkuar para duke parë edhe vështirsitë që ka Portugalia me mbulimin e lojtarëve. Janë vendasit ata që ndërtojnë shumëicën e aksione dhe nuk lejojnë gabime afër portës. Hysa apo dhe Cana janë ata që qarkullojnë më shumë topin te zona jonë, por që kjo shërben vetëm për të qetësuar skuadrën dhe jo për të shpresuar për më shumë. Nga krahu tjetër Roshi dhe Lenjani nuk gjejnë hapësira përpara. Ajo që na dënon janë edhe kartonat e verdhë. Abrashi, Xhaka dhe Roshi janë tre dënuarit që duket sebëjnë me dhimbje koke De Biazin që tashmë duhet të mendojë edhe për ndonjë ndërrim për të evituar kartonin e kuq çka do tja shtonte vështirsinë skuadrës. Një ndeshja e jo e lehtë e cila karakterizohet nga një presion i vazhdueshëm i portugezve që me anë të Nani apo Koentraos dhe Pereirës nga krahët tenton që të rrezikojnë. Goditjet standarte të luzitanve vendosin në rrezik të vazhdueshëm Berishën që detyrohet të ndërhyjë edhe vetë. Mbrojtja tregon problem në markim pasi disa herë nuk janë të pozicionuar dhe lejojnë lojtarët portugezë të lëvizin në zonë. Në minutën e 43-të është Roshi ai që hyn mjaft mirë në zonë me anë të një triblimi, shpërthen në krah, por gabon në pasin e fundit aty ku ndalet nga gardiani portugezve që ndalon topin të shkojë te Balaj. Pas kësaj vjen menjherë kundërpërgjigja e portugezve që me anë të Pepes nga kornia i afrohen shumë golit të avantazhit. Shtatlarti Real Madrid gjendet mjaft mirë në zonë, por gabon në finalizim duke e lënë rezultatin të paprekur. Pjesa e dytë nisi me më shumë emocione dhe kishte më shumë lojë të bukur pavarësiht se nuk kishte shumë ndryshime në përmbajtje. Një ndeshje në të cilën Portugalia sulmon përsëri ndërsa te ekipi jonë nuk po funksionon mirë mesfusha. Një paqartësi në lojën tonë që vështirëson edhe më shumë punën. Kukeli por edhe Lenjani shfaqin shenja lodhje dhe kjo nuk është pozitive, ndërkohë që nga krahu tjetër as në sulm nuk ka rrezikshmëri. Ka një zhvendosje të lehtë të lojës në drejtim të mesfushës por që përsëri nuk ka asnjë aksion të rrezikshëm të skuadrës tonë. Në minutën e 50-të ndryshon pak loja teksa portugezët lejojnë hapësira. Një lojë nga e cila përfiton Roshi I cili përfiton nga një top I mirë i Abrashit duke tribluar Koentraon për të shkuar drejt sulmit. Fieraku lëshon një kros nga i cili përftion shumë mirë Bekim Balaj. Shkodrani përdor gjithë mjeshtërinë e tij dhe lëshon një supergol duke mposhtur gardianin Portugez. Shqipëria kalon në avntazh, teksa luazitanët nuk besojnë çfarë po ndodh. Nani me shokë hidhen në sulm, për tu vënë në kërkim të golit, por pa rezultat. Është Nani ai që godet shtyllë, ndërsa Pepe godet jashtë duke shënuar kështu edhe rastin më të rrezikshëm. De Biazi ndërkohë fut në lojë Kaçen dhe Lilën dhe Cikalleshin për të menaxhuar rezultatin. Kështu mbarojnë edhe minutat e fundit që janë më shumë një ftesë për kuqezinjtë tanë. Kjo fitore na lë në vendin e dytë pas Danimarkës. Një fitore historike e cila na jep shumë shpresa për të ardhmen