Vjedhja në BSH/ Civici, Milo e Kule dëshmojnë në Prokurori

0
184

prokuroria e pergjithshmeProkuroria e Tiranës vijon punën me marrjen në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë lidhur me skandalin vjedhjes së 713 milionë lekëve nga kjo bankë. Rreth orës 10:30 në Prokurori është paraqitur anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së Petraq Milo, ndërkohë në orën 11:40 në Prokurori është paraqitur edhe anëtari tjetër Dhori Kule. Pak më vonë pritet që të merret në pyetje edhe Ardian Civici ndërkohë që Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni do të merret në pyetje nga Prokuroria ditën e nesërme. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës Civici, Milo, Kule kanë shkuar në Prokurori pas një takimi me kryeministrin Edi Rama. Për shkak të marrjes në pyetje nga Prokuroria anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk kanë mundur të marrin pjesë në seancat dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë. Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha në një letër drejtuar këtij komisioni ku i kërkonte mirëkuptim për anulimin e seancave dëgjimore, shprehej se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të pyeteshin për informacione dhe fakte konfidenciale që përbëjnë sekret shtetëror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency