Rrathët misteriozë të Namibisë afrikane  

0
151

28376219-mjs_circles​Në jug të Afrikës, në Namibi, janë zbuluar disa hapësira të zhveshura toke, të cilat qëndrojnë në një distancë të caktuar mes bimësisë dhe kanë formën e rrathëve (qarqeve) .  Në rrafshin e shkretëtirave të atij vendi, në fakt, ka me qindra struktura rrethore të njohura si “rrathët e zanave”, të cilat shfaqen dhe zhduken pas disa vitesh pa ndonjë arsye të dukshme dhe të njohur deri më tani. Sa më të mëdha të jenë në sipërfaqe, aq më shumë zgjasin në kohë. Mesatarisht ato ‘jetojnë’ për rreth 24 vjet, por disa arrijnë edhe deri në 75. Këta rrathë të mistershëm janë qartësisht të dukshëm, sepse bimësia rrethon në mënyrë ekzakte, pa shkelur brenda territorit të tyre, perimetrin e këtyre qarqeve të tokës, të cilët mund të kenë një diametër që varion nga 2 deri në 12 metra. Ekzistenca dhe shkaqet që mund të kenë çuar në formimin e këtyre rrathëve i ka vënë shkencëtarët përballë vështirësive dhe ndaj ata vijojnë të jenë të veshur nga misteri. Në fakt, ekzistojnë disa hipoteza të ndryshme, por asnjë nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme shkencërisht për të përligjur krijimin e qarqeve. Ka nga ata që hipotetizojnë praninë e një temperature shumë të lartë poshtë sipërfaqes ku janë formuar rrathët, por ende është gjetur ndonjë korrelacion i vërtetë me mungesën e bimësisë. Ndërkohë, disa sugjerojnë ekzistencën e disa ushqyesve në tokë që mund të shkaktojnë formimin e avujve toksikë, çka bën të pamundur rritjen e bimësisë në këto sipërfaqe, por edhe kjo hipotezë nuk është arritur të mbështetet me dëshmi dhe prova shkencore.

 

Zbulohet anija e mbytur 160 vjet më parë

Komandanti Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazhit u nisën më 1845 me dy anijet ‘Erebus’ dhe ‘Terror’, por me të mbërritur ne detin e Baffin prej tyre nuk pati më asnjë lajm. Një nga misteret më të mëdha të historisë së eksplorimit është zgjidhur pas 160 vjetësh. Kërkuesit kanadezë kanë mundur të gjejnë në Arktik reliket e njërës prej 2 anijeve të Sir John Franklin, eksploruesi britanik i cili ishte në kërkim të të ashtuquajturit ‘shtegu për në veri-perëndim’; rruga nga Atlantiku deri në Paqësor nëpërmjet arkipelagut Arktik të Kanadasë. Komandanti Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazhit u nisën më 1845 me dy anijet ‘Erebus’ dhe ‘Terror’, por me të mbërritur ne detin e Baffin prej tyre nuk pati më asnjë lajm. Ekspeditat e kërkimit rezultuan të kota për shumë vite me radhë, edhe pse dhanë kontribut të rëndësishëm në njohjen e rajoneve arktike. Më 1854 u arrit të gjendeshin gjurmët e para të ekspeditës, përfshi edhe ditarin e Franklin më 1858, në ishullin e mbretit William. Më pas asgjë. Mbetjet e njërës prej anijeve, falë edhe pajisjeve të teknologjisë së lartë u arritën të lokalizoheshin më 7 shtator. Sipas kërkuesve kanadezë, ende nuk është e mundur të përcaktohet se për cilën nga anijet bëhet fjalë, por ajo është e ruajtur mjaft mirë. Nga pamjet e marra në fakt është e dukshme se do të jetë e mundur të rikuperohen mjaft prova nga ekspedita historike, ndoshta edhe mbetje njerëzore të ekuipazhit.

 

 Shënohet rekord gazi serrë, Toka është drejt mbytjes!

Alarmi vjen nga Organizata Meteorologjike Botërore, thotë se ka një shtim shqetësues të përqendrimit të gazeve të dëmshëm. Bota duket se injoron apelet për sensibilizim ekologjik, që kanë lëshuar ekspertët. Kështu, Toka po lihet drejt një “humnere”, pa rrugë kthimi. Kjo është me pak fjalë përmbledhja e dosjes së fundit që vjen nga Organizata Meteorologjike Botërore, që denoncon një shtim shqetësues të përqendrimit të gazeve të dëmshëm, duke iu shtuar edhe një aftësie më të vogël për të absorbuar anidridin karbonik. Shenjë kjo që kufiri i riorganizimit të Planetit, ka mbërritur vërtet në një pikë të vështirë. Sipas vlerave të dosjes së fundit, përqendrimi i CO2 në atmosferë ka mbërritur 396 pjesë për milionë, që përkon me 142% në krahasim me nivelin paraindustrial. Kurse metani dhe oksidi i azotit janë respektivisht 253% dhe 121%, në krahasim me nivelet përpara vitit 1750. Për sa i takon CO2 në veçanti, shtimi i regjistruar mes 2012-s dhe 2013-s, është edhe më i lartë prej më shumë se 30 vjetësh. Për efekt të gazit serrë, aftësia e Tokës për të mbajtur radiacionin diellor, në vend që të shpërhumbet në hapësirë, është shtuar me 34% në krahasim me 1990-n. Shifra që ngjallin frikë. Në këto kushte, temperatura tokësore, në vend që të shtohet maksimumi me dy gradë brenda fundit të shekullit, rrezikon të rritet dyfish, me efekte shpërfytyrues në nivel global. Globale si kriza ekologjike, që shfaqet si një “spektër i rrezikshëm” mbi tokën dhe detet e planetit tonë, që është i ekspozuar më shumë se kurrë ndaj një rrisku me peshë më të madhe, siç pohojnë ekspertët, sesa pasojat që pati kriza e fundit financiare. Sipas studimeve të fundit, mund të zvogëlohet aftësia e biosferës, që normalisht absorbon 55% të çlirimit të CO2.  Aftësia e oqeaneve për të absorbuar këtë gas serrë, për shembull, tani është 70% në krahasim me epokën preindustriale dhe rrezikohet të humbet një tjetër 20% brenda fundit të shekullit. Rasti më i afërt për negocim do të jetë konferenca e Limës në Peru, e parashikuar për dhjetorin e ardhshëm, ku do të tentohet të arrihet në një traktat global mbi klimën, që do të përshtatet nga vendet e OKB në konferencën e Parisit në fund të 2015-s. Qëllimi është formulimi dhe ndërmarrja e aksioneve për të kontrastuar fenomenin degjenerues që po i ndodh Tokës.