5 shprehitë e çifteve më të lumtura

0
212

cift i lumturKur të kaloni pranë një çifti të martuarish apo dy të rinj të dashuruar, a e pyesni veten ndonjëherë se cili është sekreti i tyre? Përgjigjja është ndjenjat. Por, çiftet e lumtura e pohojnë se të jesh në një lidhje të lumtur, nuk është diçka e thjeshtë – ajo kërkon mund dhe bashkëpunim. Çiftet e lumtura ndajnë së bashku edhe rregullat e njëjta. Dhe për fat të mirë, kemi zbuluar disa nga truket e tyre të bashkëpunimit në çift.

 

Komunikoni shumë

Secili komunikim nuk duhet të jetë shumë i thellë. Ndonjëherë është e nevojshme të dini për gjysmën tuaj tjetër thjeshtë se si ndihet dhe çfarë është duke bërë. Zbatoni email-et dhe mesazhet. Keni ndjenjë flirtuese? Dërgoni partnerit ndonjë mesazh apo provokim flirtues sa për t’u argëtuar pak.

 

Gjeni kohë për miq të tjerë

Kur lejoni njerëz tjerë në botën tuaj, nuk e vëni në pozitë të vështirë dhe në aq shumë presion bashkëshortin/en tuaj që të marrë rolin e zotëri/zonja ‘Çdo gjë’.

 

Tregoni mirënjohje

Është klishe, por me të vërtetë funksionon. Dhe, është shumë e lehtë për t’u bërë. Leni një shënim apo dedikim të bukur në derën e frigoriferit, apo bëni ndonjë masazhim në shpinë njëri tjetrit. Kohët e fundit, kam shkruar një poemë për të shprehur se sa mirënjohëse jam ndaj burrit tim për gjërat që bën për familjen tonë. Dhe, kur e pashë se çfarë kam shkruar në letër, më dukej vetja shumë më e relaksuar.

 

Eksploroni interesat tuaja

Çiftet e lumtura nuk përjetojnë secilin moment së bashku. Ata kyçen edhe në aktivitete apo veprimtari pa njëri tjetrin (pikturë, vallëzim, punë vullnetare, etj). Në këtë mënyrë, ata dëshirojnë të krijojnë një hapësirë të shëndetshme në marrëdhënien e tyre. Shënim: ndjekja e pasioneve tuaja, ndihmon në shtimin e libidos suaj.

 

Gëzohuni ndaj kënaqësive të thjeshta

Të gatuani së bashku apo të hani drekë me fëmijët në park, është po aq e kënaqshme sa edhe një darkë në një restorant të zgjedhur. Gjithçka ka të bëjë me vlerësimin e secilit moment në vete.

 

Pushoni së treguari personave “single” se kanë nevojë për lidhje

Janë disa situata që ndryshojnë sjelljen e të tjerëve ndaj jush dhe i bën ata të kërkojnë më shumë falje nga ju, vdekja e një familjari, lajmi për një sëmundje të rrezikshme dhe për disa arsye edhe të qenit “single” na bëjnë që të kërkojmë falje vazhdimisht ndaj “viktimave”. Po pse të kërkojmë falje? “Single” nuk është sinonim për vetminë andaj gjëja më e keqe që mund të sugjeroni është tu thoni të futen në ndonjë lidhje të re.

Tentimet për lidhje të reja kërkojnë kohë që të gjeni dikë të përshtatshëm, kohë që të përgatiteni kur dilni bashkë, ankth, stres, dhe sinqerisht do ja bëni më mirë të dilni me miq sesa në takim. Jo çdokush dëshiron takime të reja në çdo natë.

Të jemi të qartë, periudha pas ndarjes dhe të qenët “single” nuk janë një gjë e njëjtë. Ndarjet janë të egra, të tmerrshme dhe e sjellin njeriun në gjendje depresive andaj iu duhet dikush që t’i ngushëllojë, përqafojë apo tu blejë akullore dhe ëmbëlsira. Por askush nuk mund tu imponojë të tjerëve kohën, kohën e ushtrimeve fizike, daljeve me miq, leximit të librave apo mësimit të instrumentit, t’i ndajë për takime të reja.

Një arsye tjetër që mos t`ju vijë keq për personat “single” është fakti që ata nuk janë vetëm. Kalojnë më tepër kohë me familje dhe me miq, dhe ndonjëherë miqtë e afërt janë më të vyeshëm se partneri romantik. Çuditërisht lidhjet i bëjnë njerëzit të largohen nga familja dhe miqtë e afërt dhe të izolohen në lidhje më vonë.

Njerëzit në lidhje dhe personat që kanë afera të një-pas-njëshme mendojnë se mos qenuri në lidhje nënkupton se po dorëzoheni. “Mendoja se gjëja më e tmerrshme është të përfundoja i vetëm në këtë jetë”, – thoshte i ndjeri Robin Uilliams në filmin World`s Greatest Dad. “Gjëja më e tmerrshme është të përfundosh me njerëz që ju bëjnë të ndjeheni i vetëm” shton ai.

Pra, herën e ardhshme para se të kapni dikë “single” dhe t’i sugjeroni ndonjë person të tretë për lidhje- mendohuni mirë. Analizoni personin para jush, çfarë ju thonë sytë e atyre? Nëse janë të lumtur që janë “single” sigurisht mendojnë se më mirë është të kalosh kohë me miq sesa të luash macja-miu me ndonjë koleg pune.