Një 19-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me motrën e mitur. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Sajmir Omeri lindur dhe banues në Cërrik. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, 19-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij. Po sipas të njëjtave burime, ky person në muajin qershor të këtij viti, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij të mitur, e cila është 13 vjeç.