Për të mos humbur punën/ Mjekët, infermjerët dhe faramcistët, si mund të fitojnë 90 kredite për të mos humbur punën

0
165

farmaciste testPër t’u ardhur në ndihmë mjekëve, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka organizuar një sërë aktivitetetesh të akredituara për muajt shtator-tetor-nëntor

Nëse deri në fund të 2014-ës, mjekët faramcistët apo infermjerët nuk do të grumbullojnë 150 kredite, do të humbasain punën ose do të pezullohen. Programi i parë i riçertifikimit detyron profesjonet e lira të zhvillojnë, trajnime, seminare apo konferenca të ndryshme në mënyrë që të mos harrojnë profesionin e tyre. Për tu ardhur në ndihmë mjekëve Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka organizuar një sërë aktivitetetesh të akredituara për muajt shtator-tetor-nëntor. Mjekët apo faramcistët duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në këto aktivitete.

 

Aktivitete e akredituara

22 shtator, Peshkopi/Trajnim. Praktikat menaxhuese të urgjencave mjekësore (niveli pasuniversitar), 50 kredite. Mund të marrin pjesë, mjekët, infermierët , stafi i kujdesit shëndetësor si dhe studentët e vitit të 4-t dhe të 5-të.

27 shtator, Elbasan. Kurs edukimi për faktorët e rrezikut kardiovaskular dhe sëmundja iskemike e zemrës, 3 kredite. Mund të marrin pjesë mjek familje, kardiolog, nefrolog, dhe specialitete të sëmundjeve të brendshme.

11 tetor, Korçë/Trajnim “Kujdesi Paliativ i aplikuar pas trajnimit në qendrën Mary Potter”, 4 kredite. Mund të marrin pjesë Mjek, infermier, menaxher/drejtor

16 tetor, Paketë trajnimi për personelin shëndetësor në shkolla, 15 kredite. Mund të marrin pjesë Mjek i përgjithshëm dhe infermierët.

25 shtator, Edukim në distancë. Fitomedicina në këndvështrimin e profesionisteve të shëndetësisë, 16 kredite. Mund të marrin pjesë mjekët dhe farmacistët.

 

Llojet e programeve të akredituara

Trajnimi është një aktivitet në grup (20-25 vetë) ose individual, i orientuar kryesisht drejt praktikës profesionale, që gërsheton dhënien e leksioneve me metoda të tjera pedagogjike. Qëllimi është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri, aftësi, shprehi ose kompetenca që u nevojiten për të kryer në mënyrë të kënaqshme detyrat dhe punën e tyre aktuale. Trajnimi mund të jetë 1 deri 3-ditor, 1-javor ose disajavor, me seanca të njëpasnjëshme ose me ndërprerje mes tyre.

Konferenca. Ky është një aktivitet 1-2-ditor që mbahet mbi një temë të caktuar, zakonisht, e ofruar nga shoqata profesionistësh, ku ekspertë të fushës prezantojnë disa leksione ose studime të reja. Organizohet në seanca plenare dhe/ose seanca paralele apo workshop. Qëllimi i konferencës është të informojë audiencën profesionale mbi të rejat e shkencës dhe teknologjisë në lidhje me profesionin në fjalë.

Seminari. Ky është një aktivitet mbi një çështje të caktuar profesionale, me një grup të vogël pjesëmarrësish (10-15), të cilët mësojnë duke marrë pjesë aktivisht. Gjatë seminarit diskutohen artikuj të caktuar, prezantohen studime të ndryshme, bëhen pyetje dhe debate në mënyrë jo formale.

Workshopi. Ky është një aktivitet i një grupi të vogël me orientim drejt zgjidhjes së problemeve ku pjesëmarrësit përfshihen aktivisht në diskutime ose në kryerjen e një teknike, procedure apo manipulimi, të ndihmuar nga eksperti/trajneri. Qëllimi është që pjesëmarrësit të mësojnë duke provuar, gabuar dhe korrigjuar veten ose të korrigjohen me ndihmën e të tjerëve.

Fokus-grupi. Ky nënkupton një bashkëbisedim mes një grupi prej 6-15 profesionistësh, të drejtuar dhe moderuar nga një moderator, mbi një temë që përbën interes për të gjithë pjesëmarrësit.

 

 Sëmundja/ “Gjuha blu” përhapet edhe në Myzeqe

“Gjuha blu” nuk di të ndalet. Me gjithë masat e marra nga Ministria e Bujqësisë, duket se sëmundja po përhapet me shpejtësi edhe në zonën e Myzeqesë. Përveç Korçës, Gjirokastrës, Përmetit, Librazhdit, Ersekës, Gramshit e Elbasanit, raste të bagëtive por edhe gjedhëve të prekur nga kjo sëmundje ka pasur edhe në Mat. Por sot autoritetet bëjnë me dije se kjo sëmundje po përhapet frikshëm edhe në Lushnjë, aq sa mund të themi që është në prag epidemie. Mësohet se në Korçë e Lushnjë është dyfishuar numri i bagëtive të ngordhura dhe ajo që është me e keqe është se ato janë hedhur nëpër lumenj. Nga dekompozimi era e keqe është përhapur kudo. Banorët shprehen se nuk kanë ditur ku t’i çojnë prandaj i kanë hedhur nëpër lumenj.

 

 Elbasan/ Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore

Qyteti i Elbasanit ndodhet në emergjencë mjedisore, për shkak të fushës se grumbullimit të mbetjeve urbane. Këshilli Bashkiak miratoi dje kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për të shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi. Propozimi për shpalljen e emergjencës mjedisore u mbështet unanimisht nga këshilltarët e djathtë, të cilët e cilësuan si çështjen parësore për t’u miratuar. Më tej këshilltaret ranë dakord se në asnjë rast nuk duhet të pranohet si zgjidhje një landfill tradicional, i cili vetëm do të zhvendoste problemin në një tjetër zonë. Situata e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane paraqitet alarmante, për shkak edhe të djegies së plehrave, një ndotje që rrezikon jetën e banorëve prej kohësh.