“Të regjistrohesh me opsionin “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” do të thotë që nëse në listat përfundimtare të cilat shpallen në datë 29.9.2014 grumbullon pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në ndonjë preferencë më të lartë, atëherë automatikisht fituesi kalon në atë preferencë
Të gjithë kandidatët që kanë qenë fitues në listat paraprake duhet të bëjnë regjistrimin deri në datën 22 shtator, në të kundërt digjen. Ministria e Arsimit shprehet se fituesit mund të regjistrohen deri në orë 00:00 të datës 22 shtator. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi, gjatë një konference për shtyp shpjegoie dhe procedurat që duhet të ndjekin kandidatët fitues. “Të regjistrohesh me opsionin “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” do të thotë që nëse në listat përfundimtare të cilat shpallen në datë 29.9.2014 grumbullon pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në ndonjë preferencë më të lartë, atëherë automatikisht fituesi kalon në atë preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë në atë program studimi. Nëse kandidati nuk i arrin pikët për t’u shpallur fitues në një preferencë më të lartë, atëherë mbetet në po këtë program studimi ku u regjistrua në fazën paraprake. Pra nuk e humbet këtë program studimi dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 1.10.2014 deri në datën 7.10.2014”, – tha drejtorja e AKP-së.
Regjistrimi
Të regjistrohesh me opsionin “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” do të thotë që edhe në listat përfundimtare, të cilat shpallen në datë 29.9.2014, studenti do të shpallet fitues në po të njëjtën preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të universiteteve në këtë program studimi nga data 1.10.2014 deri në datën 7.10.2014. “Në rastin kur fituesi nuk regjistrohet online në fazën paraprake, ai e humbet të drejtën të shpallet fitues në listat përfundimtare në datën 29.9.2014. Lutemi mos humbisni datat për regjistrimin paraprak”, – tha Vrapi.
Fituesit përfundimtar
Pas mbylljes së regjistrimit të fituesve paraprakë, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të shpallë, brenda datës 29 shtator 2014, listën përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të MAS dhe AKP. “IAL-të shpallin në vende të dukshme listat përfundimtare brenda datës 30 shtator 2014. Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 tetor 2014 deri më 7 tetor 2014, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues”, – thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentet e mëposhtme:
– Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
– 2 fotografi personale
– Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1600 lekësh, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-ve përkatës.
21 shtator/ Papa, Qytetar Nderi i Tiranës, Bashkia do t’i japë edhe çelësat e qytetit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do t’i japë Papa Françeskut titullin “Qytetar Nderi”, si dhe çelësat e qytetit të Tiranës. Kështu u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, gjatë një interviste në “Ora News”. “Përpara fillimit të meshës, kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i japë Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi” dhe çelësat e qytetit të Tiranës. Është hera e dytë që zoti Basha i jep çelësat e qytetit të Tiranës një personaliteti. Personaliteti i parë është një italian, Franco Frattini, një ndër politikanët më aktivë në Itali dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. “Për fatin tonë të mirë, tashmë kemi të bëjmë me një personalitet të përmasës botërore, kështu që zoti Basha do të jetë atje, do ta falënderojë që për vizitën e tij të parë në kontinent zgjodhi Tiranën dhe do t’i japë në mënyrë simbolike “çelësat” e qytetit”, – tha Bozdo. Gjithashtu, Bozdo tha se këto punime kanë ardhur me vonesë tek qytetarët, për shkak të bllokimit buxhetit nga mazhoranca. Ndërsa shtoi se zhbllokimi i buxhetit, nuk ka sjellë realizimin e të gjitha projekteve, pasi projekte shumë të rëndësishme për qytetin vazhdojnë të mbeten të bllokuara. “Ka dy ngjarje, një ngjarje që është e rëndësishme për bashkinë e Tiranës dhe që kalon dukshëm rëndësinë kontinentale. Ngjarja e dytë ka lidhje me vizitën e Papës. Në çastin që vizita e Papës u lajmërua dhe u saktësua data dhe protokolli, sigurisht që përshpejtohen të gjitha përgatitjet. Le të themi se për fatin tonë të mire, që Bashkia e Tiranës, kishim përpara kësaj vizite dy vendime gjyqësore, të njëpasnjëshme, të cilat mundësuan zhbllokimin më në fund, – pas një kalvari të gjatë mundimesh, – të buxhetit të bashkisë së Tiranës. Nëse këto vendime gjyqësore nuk do të ishin marrë, atëherë ju siguroj që edhe ky investim që po bëhet sot në sheshin “Nënë Tereza”, do të kishte qenë praktikisht i pamundur. Unë e kuptoj edhe shqetësimin e qytetarëve, bashkia e Tiranës ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët, ka shpjeguar çfarë do të thotë bllokimi i buxhetit. Ky është një lajm i mirë për ne, sepse na mundëson që në kohën e mbetur të vitit, të fillojmë të hapim investimet për gjithçka, shkolla, kopshte, rrugë, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Nga ana tjetër dua të sqaroj për qytetarët që zhbllokimi i buxhetit nuk do të thotë zhbllokimi i gjithçkaje. Pavarësisht se Gjykata ka vendosur zhbllokimin e buxhetit, tutje vullnetit politik të mazhorancës, projekte të mëdha shumë të rëndësishme, kanë potencialin, për të shndërruar Tiranën në mënyrë rrënjësore, siç është projekti i menaxhimit të mbetjeve; projekti i ndërtimit të terminalit; projekti i tramit; projekti i bulevardit verior. Këto nuk kanë lidhje me buxhetin, për fat të keq, po për vendim politik, vazhdojnë të mbeten të bllokuara”, – u shpreh Bozdo.