Katedralja e “Shën Palit”/ Papa Francesku përlotet nga historia e priftit që ishte persekutuar nga komunistët

0
177

Driçim Çaka

papa“Kam lexuar historinë e kishës shqiptare. Nuk e dija që populli juaj ka vuajtur kaq shumë. Populli vazhdon të mbajë imazhet e martirëve. Nga Zoti ngushëllon edhe në heshtje”

Rrëfimi i Dom Ernest Simonit për persekutimin që i kishte bërë regjimi diktatorial, ka përlotur dhe Papa Franceskun. Në momentin kur Dom Ernest Simoni ka përfunduar historinë e tij, Papa Francesku është çuar nga vendin që i kishin rezervuar në Katedralen e “Shën Palit”, duke qëndruar për rreth 20 sekonda i përqafuar me Dom Ernest Simonin. Pikërisht në këtë moment Papa Francesku ka nxjerrë nga xhepi shaminë e tij dhe ka fshirë lotët. Ky gjest ka prekur dhe të pranishmit në Katedralen e “Shën Palit”, të cilët janë çuar në këmbë dhe kanë duartrokitur Papa Françeskun dhe Dom Ernest Simonin. Gjatë fjalës së tij në Katedralen e “Shën Palit”, Papa Fracesku u tha të pranishmëve se ka lexuar historinë e Shqipërisë dhe se nuk e dinte që shqiptarët kanë vuajtuar kaq shumë.  “Kam lexuar historinë e kishës shqiptare. Nuk e dija që populli juaj ka vuajtur kaq shumë. Populli vazhdon të mbajë imazhet e martirëve. Nga Zoti ngushëllon edhe në heshtje. Zoti ishte me ata që kanë vuajtur. Nuk dua të bëhem xhelati juaj e t’u bie me shkop, mjerë ata që kërkojnë ngushëllim diku tjetër e jo tek zoti”, – u shpreh Papa.

 

Imzot Rrok Mirdita

Në fjalën e tij në Katedralen e “Shën Pjetrit”, Imzot Rrok Mirdita ka falenderuar Papa Franceskun për vizitën që i bëri Shqipërisë dhe ka pranuar se Kisha Katolike në Shqipëri është e lashtë sa vet Krishtërimi. “Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Mjafton të mendohet se në mijëvjeçarin e parë nëpër Shqipëri kalonte vija e kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të krishterë, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë, ajo ndërmjet Perandorisë Otomane e Perëndimit. Kufiri i fundmë dramatik ishte ai i shekullit të kaluar, që ndau bllokun e vendeve komuniste nga pjesa tjetër e Evropës. Kufijtë shpesh përpiqen të ndajnë, të mbyllin shtigjet, të kufizojnë. Por Shpirti i Zotit i nxit burrat e gratë drejt bashkimit, hapjes, pafundësisë. Kështu Kisha në këto troje, për dy mijëravjeçarë, vijoi të jetonte në teh të kufirit ndërmjet pushteteve të kësaj bote e pushtetit të Shpirtit Shenjt, që  nuk njeh kufij! Në këto kushte, u bëmë Kishë kufiri.  Identitetin tonë si Kishë kufiri nuk e shprehëm përmes krijimit të mendimit teologjik, por përmes flijimit e martirizmit. Martirizimi është tipar i përhershëm i jetës së Kishës sonë, që nga shekulli i parë e deri më sot. Shumë nga bijtë e trojeve tona rrokën kryqin e Birit të Hyjit e, me besim të gjallë në ringjalljen, dhuruan jetën, duke përvijuar kështu, udhën më fisnike të dialogut. Lidhja e pandarë me Krishtin nuk i pengoi shqiptarët të takohen, si vëllezër, me besimtarë të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë. Sa më shumë u lidhën bijtë e Kishës me Krishtin, aq më shumë u lidhën edhe me të tjerët, duke dhuruar gjithçka patën, deri jetën. Paqja e harmonia ndërfetare, që kemi arritur në Shqipëri, është fryt i fljimit të themeluar mbi fenë e, njëkohësisht, dëshmi e fuqishme e dashurisë, që të bën për vete”,- u shpreh Imzot Rrok Mirdita.

 

 Papa me krerët e komuniteteve fetare/  Po ju kërkoj një nder, vazhdoni të jeni shenja e vendit tuaj

Të mbajmë dhe të zhvillojmë traditën e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve që ekzistojnë në Shqipëri, për atdheun tonë. Të gjithë së bashku për të mirën e atdheut, vazhdoni të jeni shenja e vendit tuaj. Po iu kërkoj një nder, unë kam shumë nevojë, kam shumë nevojë. Me këto fjalë u është drejtuar Papa Francesku krerëve të komuniteve fetare në Shqipëri në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Papa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri duke falenderuar të gjithë krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë. “Këtu janë mbledhur udhëheqësit kryesor të Shqipërisë, përshëndes me respekt secilin prej jush dhe komuniteti që përfaqësoni. Kjo është shenjë e një dialogu dhe mendoni se ndërtoni mes jush marrëdhënie vëllazërore, faleminderit për këtë që po bëni. Shqipëria ishte dëshmitare e tiranive që ndodhën. Ajo periudhë bëri që të shkeleshin të drejtat e njeriut, nuk lejonte lirinë fetare, Kjo plage ia heq shpresën shoqërisë. Ndryshimet që ndodhën patën ndikime shumë të mëdha sa i përket lirisë së fesë, secili nga komunitet filloi të rrënjoste besimet e veta”, – u shpreh Papa Francesku. Gjithashtu Papa Françesku thekësoi se nga tolerance fetar vjen dhe paqja. Feja e vërtet është burim i paqes. Askush nuk mund të flas në emër të zotit dhe të bëjë gabime, është jo humane të flasësh në emër të zotit. Liria fetare nuk rregullohet me ligj, por duhet një mjedis bashkëpunimi. Unë iu ftoj dy qëndrime që janë shumë të rëndësishme në promovimin e lirisë së fesë. Çdo njeri edhe që nuk i përket fesë sonë, ne nuk duhet të shikojmë rivalë, por vëllezër e motra. E vërteta është forca e gjykimit. Në këtë udhëtim tonin ne jemi qenie autonome, por jemi simbol të një bashkëjetese. Ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit. Ky është në favor të së mirës së përbashkët. Kjo ndikon dhe në zhvillimin e lirisë fetare, si një potencial për forcimin e familjes njerëzore. Sa më shumë të jemi në shërbim të të tjerëve aq më të mirë jemi. Sa shumë ka nevojë shpirti njerëzor, të gjejmë thelbin e vërtet, kuptimin e jetës. Këtu njerëzit i drejtohen traditave të tyre fetare dhe këtu është një terren i përshtatshëm për dialogun ndërfetar. Pa identitet nuk ka dialog, secili prej nesh ka identitetin e vet fetar dhe duhet i përmbahet asaj. Në dialog në duhet të japin identitetin tonë, ajo që na bashkon është rruga e jetës dhe vullneti i mirë është që t’i bëjmë mirë vëllezërve dhe motrave. Në këtë mënyrë ne ecim përpara. Pra me dialog ne ecim përpara, e rëndësishme është të ecim së bashku pa tradhtuar identitetin tone”,- përfundoi mesazhin e tij Papa Francesku gjatë takimit me krerët e komuniteteve fetare.

 

 Ndalesa e fundit në qendrën “Betania”/ Papa Francesku: Ne nuk duhet të na vijë turp nga varfëria

Ndalesën e fundit gjatë vizitës në Shqipëri Papa Francesku e bëri në qëndrën e fëmijëve “Betania”. Papa ka bekuar fëmijët e kësaj qëndre duke u thënë se nga varfëria askujt nuk duhet ti vijë turp. “Çdo ditë ne duhet t’i mirëpresim këto fëmijë. Kjo fe i hap zemrat dhe duart e përhap dashurinë nëpërmjet këtyre veprimeve. Kjo qendër dëshmon se është e mundshme se është e mundshme një bashkëjetesë mes njerëzve të ndryshëm e me fe të ndryshme. Feja nuk e dëmton bashkëjetesën, por ajo ndihmon në këtë bashkëjetesë. Ne nuk duhet të na vijë turp nga varfëria. Mirësia është ajo që na bën të heqim dorë nga hakmarrja. Kjo është një çmim për jetën tonë. Ne harrojmë të ndjejmë ato grimcat e gëzimit të përditshëm. Paraja nuk na kënaq, ne duam të marrim dashurinë që na dhuron zoti. Nuk duhet të masim çdo gjë me masën e lekut, kjo është e rrezikshme”,- përmendi Papa Francesku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency