Në një antologji dygjuhëshe, italisht-shqip, përkthyesi Abedin Preza përzgjedh një tufë poezish që nga legjenda e rinjohjes Aga Ymeri deri në poezinë moderne. Nga ky vëllim poetik “Poezia shqiptare”, botimet “Ideart” kemi zgjedhur një tufë lirikash që shkojnë deri në vitet ‘30, me poezinë e Ali Asllanit
Legjenda e rinjohjes Aga Ymeri
Motivi kryesor i legjendës është një motiv i vjetër: rinjohja ndërmjet dy njerëzve të dashur pas një kohe të gjatë largimi, si rinjohja e një burri të martuar me gruan e tij, rinjohja e vëllait me të motrën ose rinjohja ndërmjet dy vëllezërve. Në variantin që paraqesim, flitet për rinjohjen e bashkëshortit me të shoqen pas kthimit të bashkëshortit pas nëntë vjetësh mërgimi.
Aga Ymeri na u martue,
Sall nji nate ma s’ndej me grue:
Kane ardhe letrat per me shkue,
Per me shkue n’at t’zeze ushtri,
Per me shkue e mos me ardhe,
Per me mbete nana pa djale,
Per me mbete gjoku pa zot,
Per me mbete sarajet shkret.
“Lamtumire, o nane e babe!
Lamtumire, shoke e kumbare!
Lamtumire, ti vasha ime!
A m’ep bese, vashe, sapo m’pret?”
“Une po t’pres-o per nande dite”
“T’u thafte goja, shka po flet?
Se s’kam rruge veç per nande dite,
Por kam rruge-o per nande vjet”.
“Eh! Nande vjet, tha, une te pritsha
E fat vedit mos i qitsha.”
Athere Aga u nis me shkue,
Vrap po shkon e tym po çon,
Vete u xu, gjoku i mbet vra.
Ç’po shkon Aga n’at robni,
Mire tuj hanger e tuj pi,
Mir tuj kndue me qifteli,
Po e ndien e bija e krajlit.
Si u mbushen, tha, nande vjet,
Aga me goje ma s’po flet,
As po han ma as po pin,
Qiftelise ma nuk po i bjen.
Po pevete e bija e Krajlit:
“Çka ke Aga i Ymer Ages,
Buk s’po han as uj s’po pin,
Qiftelise ma nuk i bjen?”
“Un kam pa nje anderr t’keqe:
Shpija kalbe edhe rexue,
Plaku deke edhe harrue,
Plaka gjalle, por syshe verbue,
Vasha dale-o m’u martue.
Amanet, e bija e Krajlit
As m’i hin-o rixha Krajlit
T’me lshoje nji here e t’kthej ne shpi?”
“M’ep nande qese se t’lshoj vete”
“Un nande qese ku me i marre,
Tash nande vjet-o rob i xane?
Po ta qes-o nji dorzane,
Po t’qes Zotin, qi m’ka dhane,
Se shkoj n’shpi edhe kthej prap”.
“Çou ti, Age, e zgjidh dorine,
Per tri dit ta kapsh Ulqine”.
Shoket e Ages kane nise po kjajne,
Tane po kjajshin-o me lot:
“Si na shkoi Ymeri sot!”
“Ç’kini, shoke-o, qi po kjani?
Pse po kjani, shoket e mij?
Se per m’rritsha gjalle ne shpi,
Besen e Zotit jau kam dhane,
Ne hapsane kam me u xane”.
Aga Ymeri kqyr sahatin,
Thote hanxhise: “Shiloma atin!”
Ia ka dhane podrum sokakun.
Vrap tuj shkue e tim tuj çue,
Per tri dite e per tri net
Mrrini Aga n’vend te vet.
E kur shkon ti ‘i mriz e ‘i krue,
Po gjen t’amen tuj vajtue.
Mir’se t’gjeje, mori ti plake!”
“Mir’se vjen, mor djale i ri!”
“Kah po vjen, mor rob i xane?”
“Prej se zezes q’asaj Spaje”.
“Ka ndoj fjale per Aga Ymerin?”
“Aga Ymerin e kane vra,
Ka tri jave qi e kam pa;
Vete e lava e vete e kjava,
Vete me dore ne dhe e mblova”.
E merr vaji e shkon tuj kja.
“Amanet, mori baxhi,
Ç’asht n’at fushe qi duket zi?
Ç’jane topanat qi po bijne?
Ç’jane kta krushq?” i ka thane plakes.
“Krushqt e qenit Jasman Dakes!”
“T’kujen nuse paska marre?”
“Nusezezen t’Aga Ymerit”.
“Kah asht rruga per me dale?”
“Hajt e del te njajo dardhe”.
Aga Ymeri t’hek dorine,
Memzi n’rruge ma xen krushqine:
“Mir’se u gjej, o krushq dasmore!”
“Mir’se vjen ti, rob i xane?”
Kah po vjen ti, rob i xane?”
“Prej se zezes q’asaj Spaje”.
“Ke ndie fjale per Aga Ymerin?”
“Aga Ymerin e kane vra,
Ka tri jave qi e kam pa.
Vetë e lava e vetë e kjava,
Vetë me dorë në dhe e mblova”.
E merr vaji e shkon tuj kja.
“Amanet,mori baxhi,
Ç’asht n’at fushë qi duket zi?
Ç’janë topanat qi po bijnë?
Ç’janë kta krushq?” i ka thanë plakës.
“Krushqt e qenit Jasman Dakës!”
“T’kujën nuse paska marrë?”
Nusezezën t’Aga Ymerit”.
“Kah asht rruga për me dalë?”
“Hajt e del te njajo dardhë”.
Aga Ymeri t’hek dorinë,
Memzi n’rrugë ma xen krushqinë:
“Mir’se u gjej, o krushq dasmorë!”
“Mir’se vjen ti, rob i xanë?”
“Kah po vjen ti, rob i xanë?”
“Prej se zezës q’asaj Spaje”.
“Ke ndie fjalë për Aga Ymerin?”
“Aga Ymerin e kanë vra,
Ka tri javë qi e kam pa.
‘I amanet qi ma ka lane,
Sall tri fjale nuses me i thane”.
“Per tri fjale e per sa t’duesh,
Hajt e fol, more jabanxhi”.
Ka nise nusen me e zhgjertue:
“A ke kene kurr e martuet?”
E martuet, thote, une jam kane,
Veç nji nate me burre m’kane lane,
Krajli rob, aj ma ka xane”.
“Si s’ke mbajt-o zi per Agen?
Shum-e letrat t’i ka çue;
Letrat ti a m’i ke kndue?”
“Letrat vete, tha, s’i kam kndue.
Por u mbushen qe nande vjet,
Aga deke, m’thane, e vorrue,
Shpija kalbe edhe rrenue,
Plaku diq edhe harrue
E baxhia m’u verbue;
Sot kam dale-o m’u martue”.
“Amanet, o mori nuse,
Per me e pa Agen me sy,
A thue e njef ti ndonje grime?”
“Ku ta njof, o djale i shkrete?
Sall nji nate me te kam ndeje.
“M’ka pase thane e zeza nane,
Se e ka pase nji shej ne llane,
Ku e ka ngrane gjoku me dhambe”
Shpervol llane, kallzoi nishane.
Zhdrypi vasha prej koçise,
Kcei e ra n’vithet’dorise.
“Hajtni krushq, thote, udha mbare,
M’ka pru Zoti prap n’burre t’pare!
Jasman Dakes, fal me shndet,
Erdh i zoti n’gja te vet.
N’kjofte kismet me m’le nji djale,
Ty ma t’parin t’xa kumbar;
N’kjofte kismet me m’le nji djalë,
Ty ma t’parin te xa mik.”
Ka thirre Krajli t’bijn’e pvetke:
“Aga Ymerin kush e lshoi?
“Me qefil e lshova vete
Per tri dite e per tri net,
Aga Ymeri vjen opet”
Krajli i zi thrret gjelatçine,
N’krye te shkallve me pre t’bine.
“Prit, or babe, per dy sahat,
Ymer Aga vjen me at! ”
Kur ata duelen me pa:
Aman, bije, a pave gja?”
Ymer Aga, djale i ri,
Menjihere aty ka mrri,
Çika Krjalit i del para.
“Mir’se erdhe, Ymer Age,
Se mue Krajli kje tue m’pre!”
“Ju devrie po ndigjoni:
Ymer Agen ta lironi,
Ta lironi me nande shoke,
Kenka burre e gjithmone kjofte!”
Naim Frashëri
Jeta
Sa e dua gjithe jeten,
se atje gjen te verteten,
yjte, henen, hapesiren
te mugetit, naten, diten,
mbremen dh’ate erresiren.
Naten, kur eshte e qetuar
edhe gjesendi s’degjohet,
qiellin, kur esht’ i qeruar,
e hapesira ndritohet,
a kur hapen here-here
ret’e zeza stere nd’ere
Vapen,vjeshten, dimrin, veren,
rete, shine dhe lumenjte,
gjemin, mjergulle, perrenjte,
dboren, bresherin e eren,
malet, fushat edhe brigjet,
grykat e $ukat e shtigjet.
Oshetimen, pyjet, druret,
shkembenjte, gerxhet e guret,
lulet, barerat qe mbijne,
e shpeste qe fluturojne
edhe kengera kendojne
e neper dege levrijne.
Dhe njerin’ bagëtinë,
dhe gjithë ç’është në jetë,
i dua si Perëndinë,
se ngado që këthenj sytë
shoh atje Zotn’ e vërtetë
q’është një e s’ka të dytë.
1890
Do të shkrihem
Do te shkrihem, te venitem
si kandili, kur s’ka vaj,
balt’ e pluhur
do te behem
te me shkelnje kemb’ e saj;
e te prehem
duke puthur
ate kembe pasandaj.
As me thua:
ç’ke me mua?
Pse te dua, paskam faj?
Pse heq une
hidherime
a ne vdekça, ti mos qaj;
vdekja ime
s’të prish punë,
haj, e zeza jetë, haj!
1895
Andon Zako Çajupi
Kam dashur
Kam dashur lulet, konxhen, trendafile,
zoqte qe kendojne, thellezat, bilbile;
tani s’me pelqejne, me lene te ftohte,
se dua nje çupe si henez e plote,
s’ka shoqe ne bote.
Ajo eshte per mua lule trendafili,
konxhe, manushaqe, thelleza, bilbili,
kur me shkon ne rruge, me lule ne dore,
leshrat prapa kraheve hedhur si kurore,
e bardhe si bore.
Me mirren mente, nga syte verbohem
dhe nga dashuria digjem pervelohem,
si digjen ne zemer gjithe sa e njone,
mahniten te tere trimat kur e shone,
mashalla i thone.
1902
At Gjergj Fishta
Nji lule vjeshtet
(fragment)
N’ate rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash pluhenje. Ata dy sy t’jane errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’eper m’sharte vrejn t’njerzimit!
T’jane sosun fjalet e ambla e plot urti,
E ai za t’asht kpute, i cilli bite m’zemer
Si kumbe liret t’tingllueshme, qi prej s’largut
Ndihet tue ra, kur dora e preke e msueme!
Ehu! Po, deka, qi baras m’dere t’pellazvet
Trakllon, si m’trine t’kolibavet, ku i vorfni
Me lot njom buken, ty edhe ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E nates kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot permbi vorr t’kane bijtun
Hithat e madergona! ‘I kryq dullijet,
Qi e pershpritshme nji dore ta vu te kryeni,
Nder to te ka hupe, as tjeter send trishtimin
E vorrit nuk ta zbute, pose va’it t’trishtueshem
Te hutit t’nates, qi neper curra t’malit
Dhimbshem ne rreze t’hanes rrin tue gjimue!…
Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon persypri,
Vete gjaksoritt’pashpirt, qi mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hike kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’perqethet ate bote i shkon n’per zemer.
Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’perpini
E, pose se do kocijsh edhe ‘i grusht pluhen,
Nuk t’la tjeter? Jo! N’prehen t’Ameshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka fluturue
Me gzue n’drite t’qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t’drejte, si drita m’sy kthiellun
Po, po, se pertej vorrit shpirti i nierit
Gjallon perjete! Nje ky mendim i ambel
Deken e zbute e vorrin ban t’pelqyeshem,
Kur zemren fa’i s’e grise.
1909
Asdreni
Të rinjve
O ju qe vini pasketaj plot shprese
Si ata qe s’dijne gaste psheretimi,
Qe s’pane vojtje, as durim mergimi,
As zemrave pik helmi qe t’u zbrese.
Na, rrugen drejt e mbajtme gjith me ndjese,
Te tretur shume nga trishtimi;
Por mjalte krejt na dukej hidherimi,
Kur shihnim fjala jone se ze bese !
Por na, ju leme, shkojme si shkon vesa,
As gje mbi dhe s’qendron per gjithemone;
Si trashegim ju leme shpirtin tone!
Ne shkojm, o shoke – po s’na shuhet shpresa,
Se fjalen tone qe ju lame si pasqyre,
Gjithmone do t’a keni shembelltyre.
Mister i Metempsikozës
Nuk di, ne trupin t’em ne kam
Nje shpirt, dikur qe munt ka rrojtur
Qe mund ka qeshur a ka vojtur:
Sot nuk di, ne brum’i tij jam.
E shoh, e ndjej se si levis
Nje fryme tjeter, frym’e huaj;
Lirisht kur dua qe te huaj
Me vend me mban gjesend po nis.
I zoti s’jam qe t’a kuptonj
Ne trut’e mij sado kulluar,
Fuqi t’anjoh s’merri ne duar:
Perbrenda ç’kam t’a perjashtonj.
Ky shpirt qe gjakun m’a pushton
Nuk di, ç’krijese valle ka qene;
Nj’i pasur apo nj’i pa ngrene
A nje qe boten njohu von.
Nuk di, në mbret ka qen’ a rob,
Mundonjës a po i munduar,
Në shkoi një jetë me udob
A po n’u- shojt si i dëshpëruar.
S’di si t’a marre si t’a nis
Te di dhe une se s’jam une.
Dhe si ç’e nis ashtu e gris,
Kur shoh se fund me s’ka kjo pune!
Shpesh here veten e pyes,
Por nje pergjigje kurre s’marr;
Myster qe mbetet gjer sa vdes,
Qe tretet bashk me ty ne varr!
Ali Asllani
Më lejon të puth një herë
-Me lejon ta puth nje her’
mu ne cep ku eshte e thyer
ate vetull?
-Jo tashti,
shih si dridhet, do bjer’ shi!
kur qerpiku me levis,
njemenje dhe shiu nis!
-Po ne molleza, ne faqe?
-Jo sot; neser ose dej,
kur te vemi atje tej
per te mbledhur manushaqe.
-Po ne sy?
-Perse, te lutem…
Pse kur ti me puth ne sy
syt’ me mbushen qe te dy,
turbullohem e keputem…
-Po ne buze?
-Aty po,
buzen time do t’ia jap,
ben si di e ben si do!
1936
Mos më duaj tash e tutje
Ja, ja plaga qe me dha!
Fjal’e saja kaq e vogel paska dhembje te medha,
“mos me duaj tash e tutje”, mos me duaj… po si e qysh
si ta çaj te vetmen zemer, si ta çaj ta bej me dysh?
Edhe pika qe me ra, qe me ra e qe me vrau,
i ra gurit dhe e çau, i ra drurit dhe e thau,
i ra zemres e duroi, e duroi, e duroi…
me se fundi e vendosa veteveten ta çliroj!
E tashti i marr’ ne kulme
iu pervesha, pasi sulmi dashka sulme,
me par’ sklleverit e saj do t’i shtyp e t’i urrej,
do kap zemren dhe ta flake, do kap syrin dhe ta krej,
dhe at’here “nuk te dua” do t’i them, dhe do ta rrej!
1940