Zyrtarë të lartë pritet të akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për shkelje të ligjit. Prokuroria e Përgjithshme pritet të dalë në një konferencë shtypi për të publikuar akuzat ndaj disa zyrtarëve të lartë. Me këtë rast do të mësohet dhe emrat e tyre dhe veprat penale për të cilat akuzohen.
Bëhet me dije se ‘mes zyrtarëve të lartë jane edhe 3 deputetë’. Behet fjale per deputetet, Astrit Veliaj, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka. Socialistët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu akuzohen për sulmin fizik ndaj deputetit demokrat, Genti Strazimiri. Nën akuzë është vendosur edhe deputeti demokrat, Astrit Veliaj, për një ndërtim pa leje në Fier.