Zgjedhja e veshjeve të qëlluara nuk është edhe aq lehtë, gratë e kuptojnë këtë gjë më mirë. Mësoni se si të përzgjidhni veshjen e qëlluar për ju, pa marrë parasysh se a keni trup me formë dardhe, molle apo të orës së rërës. Veshjet e zakonshme të cilat mund t’i vishni në përditshmëri dhe në variantin e mbrëmjeve janë më të preferuarat e femrave. Vetëm edhe të përzgjidhni që të ju përshtatet me trupin – dhe gjithçka do të jetë perfekte. Pastaj ju duhet vetëm edhe një xhaketë ceremoniale, sandale dhe ndonjë shall apo ndonjë pjesë të madhe të stolisë ose një kapelë të madhe apo rrip.
Formë të dardhës
Qëllimi kryesor është për të arritur një ekuilibër në mes të pjesës së sipërme (e ngushtë) dhe pjesës së poshtme (të gjerë) të trupit. Për ju kjo është një përzgjedhje e mirë e veshjes, të prerjes A me një V në qafë. Zgjidhni një veshje të gjatë deri në gju ose vetëm pak mbi gju dhe me një pjesë të sipërme më të plotë me disa detaje shtesë. Një zgjedhje e mirë është një fustan me rripa të hollë.
Formë të mollës
Problem më i madh i këtij lloji të trupi janë barku dhe beli. Më këtë formë natyrisht që doni të ngushtoni vizualisht belin duke vënë theksin në gjoksin e bukur dhe tek këmbët. Zgjidhni ngjyrë të errët dhe veshje më të shkurtër me një pjesë të sipërme “të guximshme”. Gjithashtu pjesën e belit mund ta ngushtoni vizualisht me anë të një rripi të bukur, ndërsa qëndrimin e trupit mbani me take më të larta.