Transferimi/ Ronaldo dhe zërat që e lidhin me Mançesterin, në lojë hyn dhe Ferguson

0
151

Fenomeni portugez sa vjen dhe lidhet më shumë me një transferim te ish skuadra e tij Mançester Junaitid

CristianoRonaldo_1626196a Bota e gjitha rrotullohet rreth Ronaldos. Të paktën në atë të futbollit, Cr7 është ylli që të gjithë e ndjekin dhe e adhurojnë. Sezoni i ri po e vërteton më së miri me këtë, kur golat e portugezit e kanë vënë në qëndër të të gjithë publikut dhe mediave. Mestarja e galaktikat është e frikshme pasi ka arritur të shënojë 10 gola në 6 ndeshje. Një mesatare prej 1.7 gola për ndeshje. Nëse vazhdon me këto ritme i bie që të kalojë shifrën e 100 golave dhe kjo do ta çonte në historinë e klubit madrilen. Sigurisht që kjo performancë nuk është lënë pa u ndjekur dhe nga skuadra e e tij Mançester Junaitid që e nxorri në arenën ndërkombëatre. E ardhmja e Kristianos ka qenë në qendër të vëmendjes së mediavie britanike gjatë javëve të fundit. Janë zbuluar madje edhe shumat marramendëse që duhe të paguajë Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, që në asnjë rast nuk e mohuar dëshirën për t’u rikthyer në Old Traford. Ne botimin e kësaj të diele, e përditshmja Metro, zbulon se për ta bindur 29-vjecarin është hedhur në sulm edhe Sir Aleks Ferguson, që i ka telefonuar të 7 madrilenve, duke pasur parasysh raportin që kanë. 72-vjecari në vitin 2003 e bleu nga Sportingu i Lisbonës, duke patur një ndikim të madh në formimin e tij si futbollist, ndaj ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për ta veshur sërish me fanellën e kuqe të Junaitid. Nuk është e rastësi që tifozët e “djajve” kishin kontraktuar një charter për të qenë të pranishëm në sfidën mes Vilarealit dhe Realit të Madridit, duke i kërkuar Ronaldos rikthimin në Old Traford. Drejtuesit e United janë të gatshëm të investojnë deri 200 milionë euro për blerjen e luzitanit, që do të përfitonte 600.000 euro në javë. Kristiano Ronaldo është i papërmbajtshëm në këtë fillim sezoni. 29-vjecari vazhdon t’i përmirësojë numrat e tij dhe prova e rëndësishëm janë 10 golat e shënuar në 5 javë të kampionatit ku është aktivizuar, duke humbur vetëm trasfertën e Anoetes me Real Socedad për arsye fizike. Statistikat e portugezit janë të frikshme, pasi ka shënuar më shumë gola se 14 skuadra të Primera Divizion. Vetëm Valencia, Barcelona, Atletico Madrid dhe Celta kanë realiuzuar më shumë se CR7 në këto 6 javë të para. Gjatë eksperiencës me Realin e Madridit, Cristiano nuk ka arritur asnjëherë në shënojë 10 gola në 6 javët e para të kampionatit. Në dy sezonet e fundit ka arritur të shënojë gjithsej 6 gola në po kaq javë, ndërsa në të njëjtën periudhë të sezonit 2011-2012 ka shënuar 7 gola. Sezonin e kaluar, Ronaldo pas 6 javëve të para kishte realizuar 3 gola, por nga java e 7-te deri në të 9, pra në vetëm tre takime, arriti të finalizonte në 8 raste.   Statistikat në këtë kampionat janë të pabesueshme: Ronaldo arrin ta dërgojë topin në rrjetë cdo 36 minuta. Në listën e golashënuesve rivali më i afërt është Neymar, që gjithashtu ka një mesatare të frikshme, pasi shënon cdo 48 minuta. Në tabelën e golashënuesve më të mirë të La Ligas pas Neymar vjen Lionel Messi, i cili në fakt është aktivizuar në minutazh të plotë në 6 takimet e para të kampionatit. Argjentinasi ka shënuar vetëm 5 gola, pra e ka shtyrë topin në rrjetë cdo 108 minuta, por 27-vjecari mbetet mbreti i asisteve, pasi numri 10 i Barcelonës në 7 raste ka dhënë pasin e fundit për gol.

 

Xherrard: Mund të japë akoma për Liverpul

Kapiteni i Liverpulit, Steven Xherrard, ka reaguar ndaj kritikave të fundit duke thënë se akoma nuk është i mbaruar. Paraqitjet e 34-vjeçarit janë kritikuar në masë të madhe këtë sezon, ndërkohë që Redsat kanë regjistruar vetëm dy fitore nga gjashtë ndeshjet e para deri më tani. “Do të pajtohesha me kritika konstruktive dhe se jam bllokuar në disa ndeshje kur më kanë markuar mirë dhe nuk kam qenë në gjendje që t’i shmang”. “Mirëpo, ka disa që e teprojnë duke thënë se ai është 34 vjeç, nuk mund të vrapojë dhe është i mbaruar”. “Ende mund të konkurroj me lojtarët më të mirë në botë. Është mirë që t’i përkujtoj njerëzit se edhe pse jam 34 vjeç, akoma mund të vrapoj, mund të luaj dhe mund të garoj me lojtarët më të mirë në qarkullim”, ka thënë anglezi.

 

 

Valencia gati 38 milionë për Matën

Valencia pritet të bëjë një ofertë prej 38 milionë eurosh për Huan Matan në afatin e janarit. Mirëpo, para se t’i shkojë oferta Mançester Junaitidit, duhet pritur që të kompletohet blerja e klubit nga biznesmeni nga Singapori, Peter Lim. Lim ka luajtur rol në huazimet e Alvaro Negredos dhe dyshes së Benficas, Rodrigo dhe Andre Gomes, mirëpo akoma nuk është arritur marrëveshja finale me Bankia, për përvetësimin e klubit. Los Che e kanë edhe opsionin e blerjes së sulmuesit të Mançester Sitit, Negredo, për 32 milionë euro në fund të sezonit. Ndërsa lajmi që po bën bujë ndër tifozët e Valencias, është mundësia e rikthimit të Matas. Spanjolli u largua nga Mestalla në vitin 2011 kur nënshkroi për Chelsean, ndërsa në janar të këtij viti shkoi te Junaitid, ku e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë pas blerje të reja në këtë merkato vere.