8305 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në raportin e fundit të EUROSTAT-it, Zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria është e dyta në rajon për numrin e lartë të azilkërkuesve. Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia me 10585 kërkesa pastaj është Shqipëria me 8305 kërkesa, Kosova me 2 460 kërkesa për azil dhe Maqedonia 4280 kërkesa. Megjithatë, më shumë kërkesa për azil në 6 mujorin e parë të vitit kanë arritur nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika: Siria 37 885 kërkesa, Eritrea 14 150 kërkesa dhe Afganistani 14 165 kërkesa, ndërsa më pak, nga Maroku 1 885 kërkesa. Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22 për qind. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë.
Home Aktualitet Kronikë Azilkërkuesit/ Raporti i EUROSTAT: 8 mijë kërkesa nga Shqipëria në 6 muaj...