Rrëmbehen 1.5 milionë lekë/ Grabitet dhe dhunohet në banesën e tij Babai i Teqesë, përfundon në spital bashkë me të birin

0
163

Teqeja e Melanit vjedhja Baba Hasani dhuna rrahja saraciNatën midis së dielës dhe së hënës, mësohet se pesë persona të maskuar kanë hyrë në banesën e Babait të Teqesë së Baba Hasanit në fshatin Shtëpëz i Ri në Gjirokastër dhe kanë dhunuar me sende të forta klerikun e teqesë dhe djalin, e më pas u kanë rrëmbyer rreth 1.5 milionë lekë (të vjetra) dhe disa bizhuteri.

 

Ngjarja

Grabitja e banesës së Babait të Teqesë së bektashinjve të Melanit në Gjirokastër, mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:00 të mesnatës së kaluar. Mësohet se kanë qenë 5 persona të maskuar kanë hyrë në banesën e Baba Hasanit në fshatin Shtëpëz i Ri dhe kanë dhunuar me sende të forta Babain e Teqesë dhe djalin, e më pas u kanë vjedhur rreth 1.5 milionë lekë të vjetra dhe disa bizhuteri. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe mësohet se janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë 7 persona, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë, shehu i tyrbes dhe djali i tij janë goditur me sende të forta dhe momentalisht ndodhen në spital

 

Mjekët

Babai i Teqesë dhe djali janë të shtruar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin rajonal të Gjirokastrës njëri prej mjekëve të urgjencës pohoi se banesa e të dëmtuarve u gjet e bastisur prej ekipit të urgjencës, që i ka shoqëruar ata me autoambulance. Roland Karralliu, mjeku që kreu ndërhyrjet kirurgjikale në spital, tha se pacienti më i ri kishte dëmtime serioze në kokë, të kryera me një mjet prerës.

 

 Denoncuan besimtarët/ Arrestohet në flagrancë, po vidhte brenda xhamisë

Vidhet xhamia në Elbasan, ndërsa mësohet se policia identifikoi dhe vuri në pranga një person të akuzuar për vjedhje. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se 43-vjeçari Arben Tefiku u arrestua në kushtet e flagrancës gjatë ditës së djeshme. Të njëjta burime saktësojnë se Tefiku u kap në ambientet e brendshme të xhamisë në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, duke tentuar të vidhte sende të ndryshme. Ai u pikas nga besimtarë që shkonin të faleshin në xhami, duke bërë që të bëhej denoncimi ndaj tij dhe më tej arrestimi. Në ngarkim të 43-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhje e veprave të artit dhe të kulturës e mbetur në tentativë”.

 

Dyshimet/ Xhihadistët italianë kalojnë nga Rinasi drejt Sirisë!

Autoritetet italiane kanë dyshime se qytetarët e tyre përdorin Aeroportin e Rinasit për të luftuar përkrahë shtetit islamik në Siri dhe Irak. Një dyshim i tillë mësohet pas kërkesës që autoritet italiane i kanë dërguar palës shqiptare, përmes së cilës kërkojnë informacione të detajuara në lidhje me udhëtimet e shtetasve italian drejt Turqisë dhe më pas ata dyshohet se përfundojnë në konfliktin sirian. Lajmi konfirmohet nga autoritete shqiptare si prokuroria e përgjithshme dhe policia e shtetit. Këto burime sqarojnë se ka shërbimet italiane të sigurisë i kanë bërë këto kërkesa drejt shtetit shqiptarë pas arrestimit të një shtetasi maroken, në Itali. Mësohet se ky shtetas mësohet është shprehur se për të udhëtuar drejt Sirisë, besimtarët italianë përdorin transit Aeroportin e Rinasit, për të udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas kalonin në tokën siriane. Pala italiane kërkon nga ajo shqiptare evidentimin e të gjithë rasteve kur shtetasit italianë udhëtojnë drejt Turqisë, duke përdorur Rinasin dhe me pas dokumentimin e kthimit të tyre. Të njëjtat burime sqaruan se e njëjta kërkesë i është dërguar palës italiane nga prokuroria dhe policia shqiptare. Autoritet tona kanë dyshime se besimtarë shqiptarë përdorin aeroportet italiane, duke braktisur rrugën tradicionale nga Rinas-Turqi-Siri. Kjo kërkesa vjen pas arrestimeve të kryera në Shqipëri si dhe hetimeve që po kryhen. Falë këtyre hetimeve është bërë një listë me emrat e personave që nuk duhet të dalin nga territori shqiptare dhe kjo listë i është dërguar dhe italianeve. Ky shkëmbim informacioni mes Italisë dhe Shqipërisë vjen në një kohë, kur shumë besimtarë myslimanë vazhdojnë t’i bashkohen radhëve të xhihadistëve islamikë.