Letër-porosia nga Greqia/ Prokuroria greke kërkon marrjen në pyetje të Julian Sinanajt

0
171

I njohuri si vrasësi me pagesë, dyshohet nga autoritetet greke, si autor i disa ngjarjeve të rënda në Greqi

armet e julian sinanajMe anë të letër-porosisë, Prokuroria e Athinës, kërkon nga akuza shqiptare t’i mundësojë pyetjen e të dyshuarit Sinanaj, para një trupe gjyqësore, në mënyre që dëshmia e tij të merret në cilësinë e provës materiale. Pyetja e tij, mësohet se do të bëhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të jenë të pranishëm edhe prokurorët shqiptare, që po merren me dosjen e tij

Autoritetet e drejtësisë greke, kërkojnë të marrin në pyetje Julian Sinanajn, i njohur si vrasës me pagese dhe i arrestuar në fillim të këtij viti. Policia shqiptare arrestoi në fund të janarit të këtij viti, 27-vjeçarin Julian Sinanaj, pasi dyshohet se është vrasës me pagesë. Julian Sinanaj, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë u prangos nga Strukturat e Policisë së Kryeqytetit në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë, me një armë zjarri tip pistoletë TT.

 

Letër porosia

Me anë të letër-porosisë, Prokuroria e Athinës, kërkon nga akuza shqiptare t’i mundësojë pyetjen e të dyshuarit Sinanaj, para një trupe gjyqësore, në mënyre që dëshmia e tij të merret në cilësinë e provës materiale. Pyetja e tij, mësohet se do të bëhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të jenë të pranishëm edhe prokurorët shqiptare, që po merren me dosjen e tij. I njohuri si vrasësi me pagesë, dyshohet nga autoritetet greke, si autor i disa ngjarjeve të rënda në Greqi. Ai mendohet, se ka konsumuar veprën penale ‘të akteve terroriste’ në shtetin fqinj, duke vendosur eksploziv në ndërtesa dhe makina, dhe si pasoje e shpërthimeve, kanë gjetur vdekjen disa persona. Gjithashtu, prokuroria greke, dyshon, se Sinanaj është autor i disa vrasjeve me pagesë, pasi mënyra e ekzekutimit të tyre ngjan me disa nga rastet, për të cilat ai po hetohet në Shqipëri.

 

Krimet në Greqi

Pas hetimeve të kryera, dyshohet se Sinanaj është autor i disa vrasjeve në Tiranë dhe jashtë vendit. Ndërkohë, vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, është një emër i njohur edhe për policinë greke. Sipas mediave greke, mësohet se 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë më 25 janar 2014 dyshohet është autor i dy vrasjeve në Greqi, ku një viktimë është emër i njohur i krimit grek, ndërsa tjetri kalimtar i rastit. Një tjetër ngjarje për të cilët lakohet emri i Sinanit është dhe vendosja dhe shpërthimi i bombës në Gjykatën e Selanikut në vitin 2010, ku rrezikuan jetën 50 persona. Gjithashtu aktivitetin e 27-vjeçarit në tokën helene, mediat atje e lidhin me një organizatë terroriste greke e quajtur “Bërthama e Zjarrit”, ku ai kryente akte terroriste për llogari të saj.

 

 Hetimet/ Krimet e rënda brenda muajit mbyllin hetimet ndaj Sinanajt

Nga ana tjetër, mësohet, se prokuroria për krime të rënda, brenda muajit do të mbylle hetimet dhe do të dorëzoje në gjykatë, dosjen e të pandehurit Sinanaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërmjetës apo financues të vrasjeve që janë kryer apo planifikoheshin. Prokuroria thotë se Sinanaj ndodhet në pozitën e personit që ka pranuar dhe ka rrëfyer aktet e tij, duke treguar me detaje të gjitha veprimet ne kryerjen e krimeve, për të cilat akuzohet. Aktualisht Sinanaj, ka marrë përsipër vrasjet e Sokol Veizit, Agron Çelës, atentatet me tritol ndaj Ardian Kollozit, Besnik Dervishit, ndërsa po tentonte të ekzekutonte biznesmenin e gazit, kundrejt shumës prej 150 mijë euro, të paguara, nga i pandehuri Ilir Karçini.

 

 Të humbur edhe 5 fëmijë/ Interpol në kërkim të 115 shqiptarëve të humbur

Humbja e kontakteve me të afërmit, largimi në drejtim të paditur apo në rastin më të keq rrëmbimi e më pas trafikimi kanë bërë që në listën e personave me shtetësi shqiptare të deklaruar të humbur të jenë 115 shtetas. Me këtë listë zyrtare Policia e Shtetit kërkon ndihmë nga agjencitë ligj-zbatuese të vendeve homologe, pasi dyshohet se personat e humbur me shtetësi shqiptare të kenë dalë jashtë kufirit. Muaji tetor shënon plot dy vjet nga humbja e kontakteve me familjen e Julian Çelës, ndërsa referuar të dhënave të faqes persona të humbur në Interpol janë plot 5 minorenë që rezultojnë në kërkim. Rasti më i fundit i shtuar në faqen e Interpol për minorenët e humbur janë dy fëmijët e familjes Dumani, pasi e ëma denoncoi se janë dërguar në Siri nëpërmjet bashkëshortit të saj, dhe 6-vjeçarit Majk Bajrami të humbur në qytetin e Kuçovës.

Nga 115 persona me shtetësi shqiptare të humbur dhe në kërkim nga familjarët e Policia e Shtetit, 31 prej tyre janë femra dhe 84 meshkuj. Burime nga zyra e Interpol Tirana bënë me dije se një pjesë e personave të humbur të cilët rezultojnë pa foto është për shkak se ata kanë humbur kontaktet në vitet ’90-’96 me familjen dhe prej asokohe ka qenë e pamundur të gjenden fotot e tyre.  Po i njëjti burim tha se aktualisht shifra prej 115 persona në kërkim të publikuar në faqen e Interpol nuk është shifra reale e personave të humbur në Shqipëri, pasi ajo përllogaritet në afro 350 të tillë, por 115 persona dyshohet të kenë dalë jashtë Shqipërisë qoftë dhe duke humbur me dëshirë kontaktet me familjen apo duke u rrëmbyer.