Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat të rrethit ët devollit. Një 19 vjeçar është vrarë me thikë. Ndërsa policia identifikoi dhe shpalli në kërkim, autorin e dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baban të rrethit të Devollit, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar. Në rrethana të dyshimta, ende të paqarta, ka mbetur i vrarë për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë një 19-vjeçar. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i krimit është bërë një konflikt pronësie, ndërsa autori i vrasjes mësohet se është shtetasi me iniciale E. S. Ndërsa dëshmitarët tregojnë se viktima i identifikuar si Muhamet Çela, i cili ka vdekur menjëherë, dyshohet të jete konfliktuar për tregtimin e mollëve. Ndërkohë, policia ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes, me inicialet E. S., ndërsa është vënë në lëvizje për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.