Reagimi i opozitës/ “Përjashtimi nga delegacioni, shkelje e Kushtetutës. Parlamenti është kthyer si Kinostudio “Shqipëria e Re””

0
111

 Gëzim Saliu

Halimi: Neni 75 pika 2, e detyron dyshen Rama Meta, të zbatojnë Rregulloren e Kuvendit, gërmë më gërmë e pikë për pikë

halimiPartia Demokratike akuzon mazhorancën qeverisëse se përmes përjashtimit të opozitës nga delegacioni i Unionit Parlamentar Botëror ka shkelur ligjin themeltar të vendit. Në përgjigje edhe të reagimit të Kryeparlamentarit Meta, deputeti i PD-së Eduard Halimi përmes një dalje publike nga selia blu theksoi dje se dyshja qeverisëse e ka kthyer Kuvendin në oborr personal. “Edi Rama dhe Ilir Meta dëshmuan sërish se arroganca me Kushtetutën dhe drejtimin e parlamentit janë projekti i tyre për eleminimin e hapësirave parlamentare për opozitën dhe shndrrimin e parlamentit në një oborr personal.  Përjashtimi i Partisë Demokratike nga delegacioni i përhershëm në Unionin Parlamentar Botëror, vërtetoi skenarin autoritarist të dyshes Rama-Meta për ta kthyer Parlamentin edhe zyrtarisht në një sistem oligarkik, ku zëri i opozitës nuk duhet të dëgjohet, ku opozita nuk duhet te përfaqësohet.  Ky skenar nisi me zhdukjen e konsensusit politik, me blerjen e dy deputetëve për të arritur shumicën arbitrare, u zhvillua më tej me arrogancën ndaj cdo propozimi të Partisë Demokratike, u konsolidua me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i jepin të drejtë pakicës të hetonte qeverinë, dhe kulmoi me instalimin e skuadrave të dhunës për ti mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Halimi.

 

Deklarata

Në reagimin e tij, ligjvënësi demokrat pohoi se përjashtimi i opozitës nga delegacioni erdhi pikërisht në momentin kur Bashkimi Evropian kërkioi ng mazhoranca që të dialogonte me opozitën. “E bëjnë këtë, në kundërshtim të hapur dhe injorim të Kushtetutes së vendit, e cila në nenin 75 pika 2, e detyron dyshen Rama Meta, të zbatojnë Rregulloren e Kuvendit, gërmë më gërmë e pikë për pikë. E bëjnë si gjithmonë me arrogancë duke shkelur në mënyrë flagrante atë që Kushtetuta u kërkon të respektojnë, Rregulloren e Kuvendit e cila në nenin 7, pika 3, e detyron kryetarin e Kuvendit që në përbërje të delegacioneve të pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit. Përbërje e cila vjen nga vullneti i të përfaqësuarve, vullneti i sovranit. Përbërje e delegacionit sipas Kushtetutes do të thotë hapësirë kushtetuese për opozitën e vendit. Këtë thotë qartë dhe troc Kushtetuta e Republikes, këtë e thotë qartë dhe troc Regullorja e Kuvendit, e zeza mbi të bardhë”, tha ai. Më tej, Halimi tha se mazhoranca është sjellë në mënyrë arrogante dhe autoritarioste me Kushtetutën dhe ligjin, duke e kthyer sipas tij Parlamentin në një ambjent monopartiak dhe monist në cdo drejtim. “Ajo që pretendon Kryetari i Godinës së Kuvendit, është mjerane, pasi opozita ka refuzuar të jetë pjesë e qokave të Metës, ka refuzuar të shërbejë propagandën e tij për t’u dukur tek të huajt ai që në të vërtetë nuk është. Shpura që kërkon të ketë me vete Meta është një klonim artificial që nuk përfaqëson përbërjen politike sipas sovranit dhe Kushtetutës, por përfaqëson vetëm dhe vetëm propagandën që nuk e blen më askush”, u shpreh Halimi. Në të njejtën linjë, deputeti demokrat tha se denoncimi i opozitës ka të bëjë me përjashtimin antikushtetues të saj dhe jo me lëshimin e mazhorancës, pasi pjesëmarrja e saj është e drejtë e përcaktuar në ligjin themeltar të vendit. “Por me këtë akt, antikushtetues, antieuropian dhe të paprecendent në këto 23 vite demokraci, Ilir Meta dhe Edi Rama po thellojnë arbitraritetin e pushtetit të tyre oligarkik, por harrojnë se sa të pabesueshëm dhe po aq qesharake janë bërë në sytë e cdo shqiptari, në sytë e cdo partneri. Shihni se si është kthyer e enjtja e parlamentit, një prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re. Ndaj në emer të Partisë Demokratike i bëjme thirrje dyshes Rama-Meta të heqin dorë nga shkelja me arrogancë e Kushtetutës së vendit, të dëgjojnë Brukselin që foli qartë, dhe ti japin opozitës atë që i takon: hapësirën kushtetuese parlamentare”, përfundoi reagimin e tij deputeti i PD-së Eduard Halimi.

 

Reagimi i Metës

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me problemin pjesëmarrjes por me mungesën e koherencës së opozitës e cila nga një anë shpall që kemi bojkotuar aktivitetet e parlamentit dhe nga ana tjetër akuzon parlamentin për mospjesëmarrje kur ka pasur mjaft raste kur ata kanë anuluar pjesëmarrjen në momentin fundit duke vënë në pozitë qeverinë dhe duke shkaktuar dëme edhe në buxhetin e shtetit. Le të shpresojmë që vullneti i opozitës për të marrë pjesë në delegacionin parlamentit është një ogur i mirë për rikthimin e tyre në jetën parlamentare”

 

 Energjia elektrike/ PD: Qeveria rrit çmimin, goditen të varfrit dhe ata me pak të ardhura

Partia Demokratike reagoi dje ndaj vendimit për të hequr fashën 300 kë/orë në muaj për shtresat në nevojë. Sipas PD-së, me këtë ndryshim do të goditen rëndë rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta. “Ministri Financave deklaroi dje nga Uashingtoni se çmimi i energjisë do të rritet. Fasha mbrojtëse deri në 300 kë/orë në muaj për shtresat në nevojë do të hiqet, dhe çmimi i aplikuar me pas do të jetë një çmim i mesatarizuar. Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kë/orë në muaj. Në praktike, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 KW. Praktikisht, këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistet, të papunët, gratë kryefamiljare, studentet dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pra, do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta”, u shpreh Enno Bozdo. Më tej ai theksoi se ministri i Financave nuk pati guximin ta deklaronte këtë gjë në Tiranë, pasi sipas Bozdos,  kryeministri por edhe ministrat i kishin garantuar shqiptaret, se cmimi energjise nuk do të rritej. “Shqiptaret morën sigurinë e plotë nga Rama se energjia nuk do të preket. Shqiptarët madje morën premtimin nga Rama, para zgjedhjeve, se cmimi energjisë do të ulej ndjeshem. Sot, pas një viti qeverisjeje, Rilindasit bënë pikërisht të kundërtën, rritën cmimin e energjisë”, tha ai.

 

 5-vjetori i FSHAZH/ Nishani: Investimet në sistemin bankar i dhanë hov ekonomisë

Presidenti i vendit Bujar Nishani deklaroi dje në ceremoninën e 5 vjetorit të krijimit të Fondit Amerikan për Zhvillim, se investimet në sistemin bankar dhe transport i kanë dhënë hov zhvillimi ekonomisë shqiptare.  Gjatë fjalës së tij në ceremoni e cila u mbajt në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit theksoi se Fondi shqiptaro-amerikan, ka dhënë një ndikim të madh në zhvillimet transformuese për vendin tonë. “Ndikimi pozitive, falë investimeve në vend. Investimet në sistemin bankar dhe transport, hov ekonomisë. Fondi shqiptaro-amerikan ka krijuar modele në sipërmarrje dhe në burime njerëzore”-tha ai.