Tetë persona kanë mbetur dje të plagosur për shkak të përplasjeve të automjeteve apo humbjes së kontrollit dhe daljes së tyre nga rruga. Aksidentet janë shënuar në Fushë-Milot dhe Peqin. Tre persona u plagosën dje, njëri prej tyre në gjendje të rëndë kur dy mjete u përplasën në aksin rrugor Laç – Lezhë pranë fshatit Fushë-Milot. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk dihen rrethanat dhe shkaku i aksidentit, ndërkohe që paraprakisht policia dyshon se njëri nga mjetet ishte me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkohë që më herët, pesë nxënës të një shkolle në Peqin u plagosën kur mjeti që drejtohej nga njëri prej tyre doli nga rruga dhe u rrëzua në kanal. Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit pranë një ure. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të tij nga i mituri 14-vjeçar. Policia vijon hetimet për të vënë para përgjegjësisë personat që i kanë dhënë për drejtim automjetin të miturit.
Home Aktualitet Kronikë Fushë-Milot/ Peqin. Përplasja e automjeteve dhe dalja nga rruga, aksidentohen 8 persona