“Paguajnë 50% të tarifës vjetore të shkollimit studentët, që ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë”
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin për kategoritë që nuk do të paguajnë tarifën e studimeve. Qeveria ka vendosur që për studentët e kategorive në nevojë që do të vazhdojnë “Bachelor”-in, nuk do të paguajnë asnjë lekë përgjatë tri viteve. Ndërsa ata studentë nga kategoritë e mëposhtme, që do të vazhdojnë studimet për “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura” apo “Master Profesional”, me kohë të plotë do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si:
– personat që nuk shikojnë/dëgjojnë.
– invalidët e punës dhe fëmijët e tyre.
– invalidët.
– invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre.
– jetimët.
– romët.
– ballkano-egjiptianët.
– personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja, në këtë rast, përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore.
– ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
– fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës.
– të prekurit nga HIV/AIDS.
Studimet për master me kohë të plotë
Paguajnë 50% të tarifës vjetore të shkollimit studentët, që ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga shtresat sociale, si:
– personat që nuk shikojnë/dëgjojnë
– invalidët e punës dhe fëmijët e tyre
– invalidët
– invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre
– jetimët
– romë
– ballkano-egjiptianët
– personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja, në këtë rast, përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore.
– ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje liri.
– fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës.
– të prekurit nga HIV/AIDS.
Master shkencor dhe profesional/ Regjistrimet për master deri në 29 tetor, studentët, peticion MAS-it për mesataren
Regjistrimet për studimet master do të përfundojnë në 29 tetor. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton afatet dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët për t’u regjistruar. Për programet e ciklit të dytë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm ata kandidatë që kanë mbaruar studimet “Bachelor”, në institucionet publike apo private (me kushtin që të kenë qenë të akredituara në momentin e diplomimit). Fituesit për programet e ciklit të dytë do të shpallen brenda datës 4 nëntor dhe regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet nga data 4-10 nëntor. Për programet e studimit që parashikohet konkurs për pranimin e kandidatëve, konkurset do të zhvillohen nga IAL-t, në datat 5 dhe 6 nëntor. Asnjë kandidatët nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në publik ose privat.
Dokumentet
-Diploma ose fotokopja e saj.
-Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin
Formularin e aplikimit
-Mandat pagesën prej 2 500 lekësh të paguar në Postën Shqiptare
Fotokopje e kartës së identitetit
-Dy fotografi personale
Pedonalja te “Nënë Tereza”, projekti i propozuar nga Bashkia e Tiranës
Një urdhër i Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme e kthen sheshin “Nënë Tereza” në një pedonale nga ora 19:00 deri në orën 24:00. Projekti i ri i lançuar nga qeveria është një ide e hershme e Bashkisë së Tiranës, e cila edhe në projektin e prezantuar para ardhjes së Papa Françeskut parashikonte që të ndalej qarkullimi i makinave dhe sheshi të kthehej në një zonë me gjelbërim dhe pedonale. Faza e parë e punimeve nga Bashkia e Tiranës nisi një muaj para ardhjes së Atit të Shenjtë dhe përfundimi i projektit që e kthente në një pedonale sheshin “Nënë Tereza” do të bëhej brenda disa muajsh. Ditën e djeshme, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se sheshi do të kthehet në një pedonale dhe do të ndalet parkimi i makinave përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombeve”. “Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës në sheshin “Nënë Tereza”, – tha Mirela Kumbaro.