Si prind është me rëndësi të kuptoni plotësisht faktet për drogën, bisedimi me adoleshentin tuaj rreth kësaj çështjeje e bën atë të ndihet me vetëbesim dhe rehatshëm për të bërë zgjidhjet e duhura.
Është me rëndësi të flisni për drogën
Shumica e të rinjve vijnë në kontakt me drogën, në një mënyrë apo në një tjetër. Jo të gjithë adoleshentët vendosin që të provojnë drogë, mirëpo edhe ata që e bëjnë këtë, zakonisht e bëjnë për shkak të nevojës të përshtaten, disa për rebelim, të tjerët që të relaksohen apo ndoshta edhe për kureshtje dhe për eksperimentim.
Të rinjtë që mund të flasin lirshëm me prindërit e tyre kanë më pak prirje për përdorim të drogave sesa ata pa këtë mundësi dhe zakonisht presin të moshohen, para se të bëjnë një zgjidhje të tillë dhe të eksperimentojnë. Familjet që kanë pasur përvojë me alkool dhe drogë thonë se nëse jeni të informuar për këto gjëra, mund të minimizoni dëmin që mund të bëhet nga droga dhe të identifikoni këto problem që nga fillimi i tyre.
Callum Jacobs nga FRANK thotë: “Të mund të flasësh me fëmijën tënd është çelësi i kufizimit të problemeve potenciale të shkaktuara nga droga, mirëpo shumë prindër nuk kanë mundësi të trajtojnë këtë temë, sepse shumica prej tyre janë keq të informuar dhe të frikësuar se fëmija i tyre do të dijë më shumë për drogën sesa ata. Sidoqoftë, kjo është një çështje e rëndësishme për t’u lënë anash, çdo prind duhet të kuptojë faktet për drogën që të ndihen të aftë për të biseduar me fëmijët e tyre për ato”.
Family Lives në bashkëpunim me FRANK, japin disa këshilla se si të filloni bisedën e parë:
- Përgatituni
Mendoni se për çfarë arsye dëshironi të bisedoni për këtë çështje, ndoshta sepse fëmija juaj është në një moshë të caktuar apo sepse keni vërejtur disa ndryshime në sjellje- shembull, vajza apo djali juaj me orë të tëra rri mbyllur në dhomë apo kur del nuk kthehet në shtëpi për një kohë të gjatë? Sidoqoftë mos harroni se adoleshenca është një proces i ndërlikuar dhe jo gjithçka duhet t`ju asocojë në përdorim të drogës.
Faza e ardhshme është të bëni kërkime dhe të mësoni faktet, shembull – a jeni kategorikisht kundër të gjithë llojeve të drogës apo e bëni dallimin mes kanabisit dhe heroinës?
- Duke biseduar: rri qetë dhe i hapur
Inkurajoni një bisedë të hapur me pyetje përreth, krijoni kushtet që fëmija të ndihet rehat dhe pa presion. Provoni të kuptoni se çfarë ndodh në jetën e adoleshentit tuaj dhe çka është më e rëndësishmja, dëgjoni se çfarë ka për të thënë.
- Sigurohuni se dialogu do të vazhdojë
Nëse fëmija juaj ndihet rehat pas bisedës së parë, sigurisht që do të vijë përsëri te ju më pyetje të tjera. Sigurohuni të jeni të lirë kur të ndodh kjo, por mos mendoni se duhet të prisni për të filluar ai bisedën.
- Qetësohuni
Nëse mendoni se ekziston ndonjë problem dhe fëmija juaj refuzon të flasë, rrini të qetë. Kuptoni se ka shumë arsye pse njerëzit përdorin drogë, disa e bëjnë për qejf, ndoshta droga e relakson atë dhe e mbush me energji apo është ndonjë fazë të cilën është duke e kaluar. Është me rëndësi të shpjegoni rreziqet e drogës dhe të lini derën hapur, edhe pse nuk e aprovoni përdorimin e tyre.
Alternativë e qejfit tek përdorimi i drogës është përdorimi për të ikur nga presioni, në shkollë apo në shtëpi.
- Bëhu mbështetje për fëmijën tuaj
Jacobs sugjeron: “Gjëja më e mirë që një adoleshent duhet ta dijë është se ka ambient mbështetës. Nëse fëmija juaj e pranon përdorimin e drogës dhe ju i thoni se jeni kundër mirëpo e keni obligim t’i ndihmoni, ai sigurisht që do drejtohet tek ju e jo tek ndonjë shok”.
- Mos e fajësoni veten tuaj
Mbajeni në mend se ju nuk jeni fajtor, përfundimisht fëmija juaj është përgjegjës për veprimet e tij. Nëse mendoni se nuk mund t`ia dilni vetë, mund të kërkoni ndihmë profesionale për të dy. Mos e vononi kërkesën e ndihmës dhe kuptojeni se ndoshta duke e ndihmuar veten e ndihmoni fëmijën tuaj më mirë më pas.
Jacobs thotë se prindi duhet ta kuptojë se kur përballet me përvojë të tillë duhet të drejtohet edhe tek personat e tjerë të familjes, dhe të afërmit që kanë pasur eksperienca të ngjashme. Kërkimet tregojnë se të rinjtë që kanë zhvilluar probleme me drogën, me inkuadrimin dhe mbështetjen e familjes u është përmirësuar shëndeti dhe aftësia që të kontrollojnë shprehinë e drogës.
20 hapa deri tek vetëbesimi
Femrat gjatë jetës harxhojnë më shumë se 10,000 euro në produkte të ndryshme kozmetike, tretmane zbukurimi, krehje, anëtarësime nëpër klube fitnesi, dhe të gjitha këto për t’u ndjerë mirë, tërheqëse dhe e bukur, tregon një studim në kuadër të kampanjës “Ready to glow”, e realizuar me më shumë se 2000 femra.
Sipas rezultateve të studimit, edhe pse në egon e femrave ndikojnë gjera të ndryshme materiale, vetëbesimin më së shpeshti e krijojnë ato gjëra të cilat nuk kushtojnë asgjë, sikurse buzëqeshja dhe shikimi i të panjohurit në rrugë.
Për shumicën e femrave, ndikim më të madh në vetëbesim ka një kompliment nga shoku apo partneri, një përqafim i ngrohtë apo ftesë për një takim. Top 20 gjërat të cilat përmirësojnë disponimin dhe rrisin vetëbesimin tek femrat janë:
1. Komplimenti nga shoku apo partneri
2. Krehja dhe ngjyra e re e flokëve
3. Fotografia në të cilën ajo duket bukur
4. Këmbë të buta dhe të bukura pas depilimit
5. Gjumi kualitativ
6. Përqafimi
7. Kur dikush i thotë “të dua”
8. Kthim nga pushimi veror e ndryshuar
9. Buzëqeshja e një të huaji
10. Rroba të poshtme të reja
11. Komentet e njerëzve që duket më e re se sa është
12. Pyetjet nga femrat tjera se ku e ka blerë fustanin, çantën dhe të ngjashme
13. Kombinimi i përkryer i veshjes
14. Komplimenti nga fëmija që është e bukur
15. Zgjimi pa akne dhe rrudhosje, me pamje të bukur
16. Mbajtja e rrobave të cilat theksojnë pjesët e saja më të dashura të trupit
17. Vetullat e formësuara bukur
18. Ftesa për takim
19. Manikyri i ri
20. Grimi shumë i bukur