“E vërteta e qëndrimit të Ramës ndaj dekreteve për në Gjykatën e Lartë është se atyre nuk u interesojnë kriteret ligjore, atyre u intereson të çojnë në drejtësi njerëzit e bindur politikisht”
Partia Demokratike reagoi dje në lidhje me ftesën e kreu të Kuvendit që deputetët e opozitës të rikthehen në Kuvend për plotësimin e vendeve të dy komisioneve të kërkuara nga e djathta, atë për serverin e tatimeve dhe emërimet në administrat. Në një deklaratë, kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Edi Paloka e cilësoi ftesën e kreu të Kuvendit si “hipokrizi” dhe e akuzoi Metën si përgjegjës për vonesën e ngritjes së komisioneve dhe për mungesën e opozitës në Kuvend. Po ashtu Paloka dha edhe arsyjen pse opozita kërkon mbështejte ndërkombëtare për t’u rikthyer në Kuvend.
Reagimi
Paloka e cilësoi detyrim kushtetues i kryetarit të parlamentit ngritjen e komisioneve hetimore. Ai vlerësoi se kreu i Kuvendit Meta është përgjegjës për bllokimin prej më shumë se 6 muajsh të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisioneve të kërkuara nga opozita. “I bëjmë të qartë sot bashkëkryetarit të mazhorancës se ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita është detyrim kushtetutes i kryetarit të Parlamentit. Eshte ai personalisht përgjegjës për bllokimin prej më shumë se 6 muajsh të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushetutese për ngritjen e komisioneve hetimore”,- tha Paloka.
Po ashtu, ai e bëri përgjegjës kryetarin e Kuvendit për bojkotin e 10 seancave parlamenatre nga ana e deputetëve të opozitës. “Eshtë ai personalisht përgjegjës për këtë bllokim për më shumë se 10 seanca plenare, ku grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykates Kushetutese”- vijoi kreu i grupit parlamenatr të PD-së.
Marrëveshja
Edhe pse kreu i Kuvendit e vlerëson të panevojshme praninë e ndërombëtarëve për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve politike, Paloka shprehet se arsyeja e vetme e kësaj kërkese është se mazhoranca e sotme zbaton vendimet e Gjyaktës Kushtetuese sipas “humorit dhe orekseve”. Sipas tij, “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sipas orekseve, arsyeja pse opozita kërkon garanci ndërkombëtare” Gjithashtu, partia më e madhe opozitare nuk është dakord që duhen kritere shtesë për përzgjedhjen e 3 kandidatëve për vendet vakante në Gjyaktën Lartë. “Sot bashkëkryetari i mazhorancës keqinformoi opinionin publik se rrëzimi i dekreteve paska të bëjë me kritere ekstra ligjore që i paska vendosur Gjykata Kushetutese. Nuk ka asnjë kriter ekstraligjor për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të cilët flet kryetari i parlamenti. Asnjë të vetëm”, tha Paloka. Ai tha se mazhorancës nuk i intereson Kushtetuta apo ligjet në përzgjedhje por njerëz që binden politikisht. “E vërteta e qëndrimit të Edi Ramës ndaj dekreteve të Presidetit për në Gjykatën e Lartë, të cilën doli për ta mbrojtur sot bashkkryetari, është se atyre nuk u interesojnë kriteret ligjore të kandidateve, as Kushtetuta, as një gjykatë me profesionale dhe eficente dhe e pakorruptuar. E vërteta është se atyre u intereson të cojne në drejtësi njerëzit e bindur politikisht, ashtu sic cuan në Shkollën e Magjistraturës të bekuarin e bandës së Lushnjes, siç kërkojnë të çojnë në KLD gjyqtarin e diktaturës dhe një kamikaze politike.”
Denoncimi i PD/ Bogdani: Qeveria arbitrare me INUK, urdhrat e Ramës paralizojnë bizneset dhe familjet
Deputeti i PD-së Gerti Bogdani dhe banorët e zonës në qendër të Tiranës denoncuan dje atë që e quajnë arbitraritet te qeverisë me aksionet e INUK. “Arbitrariteti i INUK-ut të Edi Ramës po dëmton bizneset në Tiranë dhe ekonominë e shumë familjeve. Janë shumë biznese të vogla që janë paralizuar në zemër të kryqytetit për shkak të prishjeve që ka urdhëruar Kryeministri, ndërkohë që i kishte lejuar vetë kur ishte Kryetar Bashkie”, deklaroi Bogdani në takimin me tregtarët dhe banorët e zonës. Më tej ai tha se prishja e njëprej ndërtesave shkonte në në kundërshtim me një vendim që Rama vëetë e ka dhënë kur ka qenë kryebashkiak. “Eshtë firma e Edi Ramës me të cilën banorët kanë ndërtuar këto biznese dhe është urdhëri i Edi Ramës, fjala e tij në këtë rast, me të cilën i prish”, tha deputeti i PD-së. Ndërkaq Banorët denoncuan këtë aksion të INUK. “Unë jam invalid dhe nuk kam si të hip tani pa shkallët në shtëpi. Të paktën të më lajmeronin disa ditë përpara. Nuk kam me çfarë ta rregulloj se vetëm pension kam”, u shpreh një banor i zonës.