Erneta Shevroja
Kreu i Kuvendit për ndërkombëtarët: Në rast se presim që të na marrë dikush për dore, për të zbatuar rregullat parlamentare, mendoj se është e tepërt, kur të tjerët kanë edhe probleme të tjera.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta mbështetë kërkesat e deputetëve të mazhorancës lidhur me dy dekretet e Presidentit për Gjykatën e Lartë, dekrete që u rrëzuan të martën nga Komisioni i Ligjeve. Ai tha se nevojiten kritere shtesë për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë, gjë që duhet do të arrihet pas një kosultimi mes Presidentit dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Gjithashtu ai ftoi opozitën në Kuvend për plotësimin e vendeve të dy komisioneve të kërkuara nga opozita për tatimet dhe emërimet në administratë.
Dekretet e rrëzuara
Deputetët e mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ditën e martë rrëzuan dy dekretete e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresin dhe Elona Stavrin, me arsyetimin se, procedurat e ndjekura nga kreu i KLD-së kanë qenë të pakonsultuara me mazhorancën qeverisëse. Po të njëtën kërkesë ka edhe kreu i Kuvendit, i cili shprehet se për zgjedhjen e kandidatëve duhen kosultime të gjera mes Presidentit dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamenatre. Për përzgjedhjen e kandidtavëve, sipas Metës, duhen kritere shtesë që parashikohe në Gjykatën Kushtetuese. “Me vetë kërkesën e ligjit, ka nevojë edhe për vendosjen e kritereve shtesë si rezultat i një konsultimi që duhet të realizohet midis Presidentit dhe Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe që më pas është mbështetur edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.
Komisionet e opozitës
Gjithashtu, kreu i Kuvendit njëherësh i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se opozita duhet të kthehet në Kuvend për të plotësuar përfaësimin nga deputetët e djathtë në dy komisionet të kërkuara nga opozita dhe që u miratun të enjten e kaluar në parlament, atë për severin e tatimeve dhe nëpunësit civil. “Do të thoja që opozita të merrte pjesë në seancën e nesërme plenare, jo thjesht për t’u rikthyer në Parlament, por edhe për të plotësuar përfaqësimin që i takon në dy Komisionet Hetimore që Kuvendi ka vendosur të ngrihen me kërkesën e saj”, tha Meta duke vijuar se “vendimi i Kuvendit për dy komisionet hetimore do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa opozita nuk është tërhequr publikisht nga ngritja e këtyre komisioneve. Pastaj, se kur plotësojnë këto vende, kjo është një çështje që varet në vullnetin e tyre”. Ndërkaq, ai komentoi edhe kërkesën e opozitës që të bëhet një marrëveshje mes forcave politike nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve. Kreu i Kuvendit shprehet se një kërkesë e tillë është e “tepërt”. “Në rast se presim që të na marrë dikush për dore, për të zbatuar ato rregulla, norma demokratike që i kemi sanksionuar dhe i pranojmë të gjithë, mendoj se është e tepërt, kur të tjerët kanë edhe probleme të tjera”, tha Meta.
Zgjidhja e Guvernatorit
Për Kryetarin e Kuvendit zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Shqipërinë duhet të bëhet me konsensus midis kryeministrit Rama dhe presidentit Bujar Nishani.
“Për çështjen e Guvernatorit të ardhshëm kam shprehur besimin dhe e rikonfirmoj se është çështje që duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe me një mënyrë sa më konsensuale dhe besoj se një konsensus midis Presidentit dhe Kryeministrit e të qeverisë do të ishte mjaft i dobishëm për të dhënë zgjidhjen e duhur’, tha Meta.