Pritje në Tiranë/ Turqia festoi 91-vjetorin e shpalljes së Republikës

0
242

festa e turqise ne ambasadeKombi turk festoi dje 91-vejtorin e shpalljes së Republikës, ku pikërisht më 29 Tetor të vitit 1923 Mustafa Ataturk në Kuvendin e Madh të Popullit shpalli “Republikën e Turqisë”. Me këtë rast ambasada turke në Tiranë organizoi një pritje të veçantë ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të Shqipërisë. Ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar çmoi këtë ditë të veçantë për popullin turk. Për të trokitur gotat në këtë ceremoni të veçatë ishin pjesëmarrës përfaqësues të shtetit, politikanë. ambasadorë, përfaqësues të medias, të komuniteteve fetare dhe emra të tjerë të njohur. Ndërkaq në Turqi festimi i kësaj dite filloi me vizitën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk. Pas interpretimit të himnit kombëtar, me këtë rast vuri kurora lulesh në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk. Festa e Republikës përbën për popullin turk një feste kur ai shpëtoi nga eliminimi si komb dhe një feste kur ai u bë sovran i tokave ku jeton.