Gëzim Saliu
Kaso: Pasi kapën KLD-në e shkollën e magjistraturës, bëjnë thirrje hipokrite për bashkëpunim për reformën në drejtësi
Ndonëse mazhoranca deklaron se reforma në drejtësi ka domosdoshmërinë e ndërhyrjes në Kushtetutë, opozita nuk ndan të njejtin qëndrim. Eksperti ligjor i PD-së Ivi Kaso deklaroi dje se një qëndrim i tillë është i parakohshëm dhe se sipas tij nëse do të duhej një ndërhyrje në ligjin themeltar të vendit lidhur me këtë reformë, do të vendosej vetëm nga ekspertët ndërkombëtarë. Sipas tij ,realisht qeveria nuk ka reflektuar në qasjen e saj ndaj Kushtetutës, kur nxjerr urdhra të till inspektim policor të gjykatësve e prokurorëve. “ Është ende herët për të marrë pozicione të tilla. Ndoshta mazhoranca pretendon se e ka nalizuar të gjithë problematikën në institucionin e drejtësisë dhe ka gjetur tashmë dhe rrugët ëpr zgjidhjen e kësja problematike. Por janë ekserptët e sidomos ata ndërkombëtarë që do të evidentojnë problematikat kryesore dhe gjithashtu do të sygjerojnë mënyrën e ndërjhyrjes për zgjidhjen e tyre”, u shpreh Kaso.
Qëndrimi
Për ekspertin ligjor të PD-së, mosbesimi i opozitës ndaj mazhorancës vjen rpej faktit se në shumë raste kjo e fundit jo vetëm që ka shkelur konsensusin mes palëve por se dhe ka nxjerrë vendime dhe akte në kundërshtim me Kushteutën dhe vendimet e gjykatave. Sipas Kasos, të gjitha vendimet e ndërmarra së fundmi nga shumica, referuar edhe shkarkimit të dy anëtarëve të KLD-së dhe zëvendësimit të tyre në seancën e kaluar parlamentare kanë si synim kapjen e sistemit të drejtësisë. “ Pasi ka hedhur hapat e para në drejtim të kapjes së sistemit të drejtësië duke marrë në kontrol KLD-në, shkollën e magjistraturtës dhe tentuar për gjykata administrative, del dhe në një mënyrë hipokrite bën thirrje për ta bërë së bashku reformën në drejtësi”, theksoi ai për abcnews. Në këtë kontekst, Kaso nënvizon se me veprimet e saj në terren kundër normave të shtetit ligjor, qeveria tregon se nuk ka reflektuar në këtë drejtim. Për të konkretizuar këtë qëndrim, eksperti ligjor i demokratëve përmendi atë që ai e cilësoi si shndërrim të policisë në inspektoriat antikushtetues mbi prokurorët e gjykatësit. “Është prokuria që ka eskluzivitetin e hetimit dhe ndjekjes penale. Ajo jep detyrat dhe udhëzon policinë e shtetit për kryerjen e veprimeve dhe gjithë kjo veprimrtari kontrollohet dhe legjitiomoet ose jo nga gjykata, Kjo është e gjitha e kudnërta me urdhrin e drejtorit të policisë”, deklaroi Kaso. Vetëm pak ditë më parë, Në tryezën e forumit të ish-presidentëve , deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se në muajin nëntor qeveria e ka të vendosur se do të nisë projektin e ndryshimeve kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi. Kreu i komisionit të ligjeve ka deklaruar se kjo reformë do të jetë e thellë dhe do të shoqërohet me ndryshime kushtetuese, qëndrim që deputetët e mazhorancës e kanë deklaruar me kohë. “Do të jetë një reformë me ndryshime kushtetuese, për këtë jemi të bindur ne, janë të bindur aktorët e vetë sistemit. Do të jetë një reformë e shtrirë në kohë, sepse eksperienca na ka mësuar që çdo nxitim në këtë proces mund të jetë i pakorrigjueshëm dh e me pasoja”, ka theksuar Xhafaj.
Faktet e reja/ PD: Përfaqësuesi i 394 milionëve të Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s
Bogdani: Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit dhe këtë kusht kompania e Veliajt nuk e ka plotësuar
Partia Demorkatika vijoi dje denoncimin lidhur me atë që opozita e cilëson se skandalin financiar prej 394 milionë lekësh që u pëfitua për dekorimin në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Sipas deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, kompania e vëllait të Ministrit Veliaj, e themeluar 8 muaj më parë nuk plotëson kriterin kryesor teknik, që është bilanci i vitit të kaluar.“Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti.Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet.Kjo është një tjetër shkelje. A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive .Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo. Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po”, tha Bogdani
AMA
Por sipas demokrartëve, skandali nuk mbaron këtu, pasi përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie është Gentian Skënderaj, i projektuar sipas tyre nga qeveria, duke u propozuar dhe miratuar si kandidat për kreun e AMA-s. “Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës. Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait te tij. Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s”, u shpreh Bogdani. Në këtë kontekst, ligjvënësi demokrat theksoi se qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë mirë, sesa qesharake është kur ministri i Mirëqënies Sociale flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve. “Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të cdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve”, përfundoi reagimin e tij Bogdani.
Sot mbledhja/ Komisioni Medias “harron” kreun e AMA-s, diskuton zgjedhjen e anëtarëve te KRTSH-së
Ndërkohë që në seancën e fundit parlamentare, zgjedhja e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive, mbeti pezull pasi u hoq nga rendi i ditës në momentet e fundit, Komisioni parlamentar i Medias do të nisë sot një fazë tjetër, atë të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Në njoftimin zyrtar të parlamentit,mbledhja është vendosur të zhvillohet mëngjesin e sotëm në orën 9:30, por dhe ky proçes si ai i zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, vështirësohet në kushtet kur opozita nuk merr pjesë. Kjo pasi në ligjin për median, pikërisht neni 94 pika B, sanksionon se në çdo rast nga 10 anëtarë, 5 duhet të mbështetën nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. “Kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen përjashtimit një nga një. Proçedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës. Në çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, pesë kandidatë të mbështetur nga maxhoranca, pesë të mbështetur nga opozita”.