Kjo e fundit ka vendosur “detyrim paraqitje” për Fullanin. Vendimi është marrë pas rekursit të bërë nga Fullani për masën e dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila e kishte lënë atë në “arrest shtëpie”. Fullani u arrestua nga policia si përgjegjës për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë, por ish-guvernatori u la i lirë nga Gjykata e Apelit fillimisht dhe tashmë nga Gjykata e Lartë, e cila ka hequr masën e “arrestit më burg”. Më parë kjo gjykatë vendosi të njëjtën masë edhe për ish-inspektoren Elivar Golemi, e cila deri më sot mbahej burgosur