Gëzim Saliu
Zbardhet lista me emrat e kandidatëve për postet drejtuese të Partisë Demokratike. Ditën e djeshme u mbyll zyrtarisht sipas udhëzimit të kryetari të kryedemokratit Basha u mbyll afti për pranimin e kërkesave të kandidatëve që do të hyjnë në garë për drejtues të 26 departamenteve si edhe 6 sekretariateve të PD-së. Kështu në departamentin e infrastrukturës dhe transportit gara do të zhvillohet mes ish-deputetit Osman Metalla dhe Sokol Kapedanit. Ndërsa tek departamenti i energjisë dhe burimeve natyrore gara duket e fortë mes ish-këshilltares së ish-kreut të qeverisë Berisha për ekonominë, Suzana Guxholli me Enno Bozdon. Nga ana tjetër në departamentin për të përndjekurit politikë dhe pronarët gara do të zhvillohet mes Simon Mirakës dhe Eriselda Prishtës e ndërsa për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në garë do të jenë Behra Sadiku me Besa Petritin. Nga ana tjetër në departamentin e sistemit të drejtësisë gjyqësorit konkurron ligjvënësi demokrat Eduard Halimi, në atë të sigurisë kombëtare, Lefter Maliqi, në departamentin për pushtetin vendor Ylli Asllani, në atë të punësimit dhe çështjeve sociale Kastriot Sulko. Pjesë e listës është edhe emri i Ndriçim Mehmetit i cili konkurron në departamentin e arsimit, shkencës dhe inovacionit si edhe emri i Arben Skënderit që konkurron në departamentin e kulturës, rinisë dhe sportit. Në bazë të udhëzimit të kreut të opozitës, pas mbylljes së aplikimeve, do të jetë Këshilli Kombëtar që me votë do të caktojë drejtuesit e 22 departamenteve dhe 6 sekretariateve.
Gara
Ndërkaq, pjesa më e fortë e garës duket se do të zhvillohet për postet që kanë rëndësi të madhe brenda forcës kryesore të opozitës, si ai i nënkryetarit të partisë apo sekretarit të përgjithshëm. Për këtë të fundit burimet pranë selisë blu bëjnë të ditur se në garë është përfshirë deputeti Arben Ristani e ndërsa më parë është folur edhe për emrin e Eduard Selamit. Ndërkaq, sa u përket posteve të nënkryetarit emrat e lakuar si kandidatë janë ata të Tritan Shehut, Eduard Selamit, Oerd Bylykbashit, Majlinda Bregut e Gerti Bogdanit, të cilët nuk janë të konfirmuar, edhe pse flitet se për këto poste janë të përfshirë si kandidatura edhe disa emra të tjerë.
Emrat
Departamenti i energjisë dhe burimeve natyrore – Suzana Guxholli konkurron me Enno Bozdo
Departamenti i infrastrukturës dhe transportit – Osman Metalla konkurron me Sokol Kapedanin
Departamenti i bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe agroindustrisë – Jemin Gjana konkurron me Gjok Vuksanin
Departamenti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore – Behra Sadiku konkurron me Besa Petriti
Departamenti për të përndjekurit politikë dhe pronarët – Simon Mirakaj konkurron me Eriselda Prishtën
Departamenti i sigurisë kombëtare – Lefter Maliqi
Departamenti i administratës publike – Lindita Dedgjoni
Departamenti i sistemit të Drejtësisë dhe Gjyqësori – Eduard Halimi
Departamenti për pushtetin vendor – Ylli Asllani
Departamenti për punësimin dhe çështjet sociale – Kastriot Sulko
Departamenti për arsimin, shkencën dhe inovacionin – Ndriçim Mehmeti
Departamenti për kulturën, rininë dhe sportin – Arben Skënderi
Negociatat e vizitës në Beograd/ Tri ditë nga vizita, kundërshtitë mes Ramës e Vuçiçit për takimin e Preshevës
Tri ditë para vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, Serbia dhe Shqipëria janë përfshirë në negociata të vazhdueshme për të fiksuar detajet e fundit të axhendës së delegacionit shqiptar, e cila po sjell vështirësi dakordësimi mes palëve. Kështu në negocimin e axhendës paraprake, mësohet se pala serbe kërkon që kreu i qeverisë të heqë dorë nga vizita në Preshevë e ndërsa burime nga Kryeministria bën të ditur se qeveria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për asnjë ndryshim të axhendës, e cila është rëndë dakord para incidentit në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes kombëtareve të futbollit të dy vendeve. Ndërkaq, i vetmi ndryshim nga axhenda mund të jetë anulimi i takimit mes Presidentit Nikoliç me Kryeministrin Rama, pasi kreu i shtetit serb mund të jetë në një vizitë zyrtare jashtë Serbisë gjatë të hënës së 10 nëntorit. Vizita e Kryeministrit shqiptar deh delegacionit që e shoqëron do të bëhet në një ditë kur Serbia ka festë zyrtare, fakt i cili për zyrtarët shqiptarë të Preshevës është bërë me qëllim nga pala serbe. Sipas axhendës së bërë publike më herët, Rama do të takojë homologun e tij Vuçiç, kryetarin e Bashkisë së Beogradit, si dhe do të mbajë një fjalim para banorëve të Luginës, në sheshin kryesor të Preshevës.
Ambasadorët/ Nishani dekreton Janinën në BE, Melon në Kroaci e Tolën në Francë
Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e Suela Janinës si ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dekretimi i Suela Janinës në krye të diplomacisë shqiptare në BE është bërë me propozim të Kryeministrit. “Suela Janina, ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, emërohet edhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident”. Po ashtu Presidenti dekretoi emërimin e Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident. Ndërsa Dritan Tola, u emërua ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident.