Për herë të parë/ Lajmëtarët e vrarë të Evropës në një antologji

0
163

burgu-i-vjeter-i-burrelilAutorët e përzgjedhur janë emra të shquar, intelektualë të lartë, një pjesë pak të njohur, të laureuar në universitete të ndryshme të Evropës, në Austri e Itali, Francë, Gjermani, Greqi, në universitete amerikane, si në Turqi, por edhe në Bashkimin Sovjetik, Jugosllavi etj., të gjithë kundërshtarë të diktaturave, fashiste, komuniste, të vrarë me gjyq dhe pa gjyq nga shteti i tyre në kohë paqeje gjatë sundimit të tiranisë dhe në luftën e fundit të Kosovës.

Poezi, prozë, memuare qëubashkëngjiten profileve të autorëve përbëjnë jo vetëm një ngjarje artistike, por edhe historike. Bëhet fjalë për antologjinë e të vrarëve, me autorë shqiptarë të pushkatuar, të vdekur burgjeve e internimeve nën kujdesin e shkrimtarit Visar Zhiti.Antologjia përmbanvlerë të lartë morale për jetëte autorëve të përzgjedhur, duke përfshirë edhe vlerën artistike nga krijimtaria e tyre, poezi, prozë, memuare, sentenca etj., një pjesë e të cilave dalin për herë të parë, të paraprira nga një parathënie-studim si dhe nga një portret letrar biobibliografik për secilin autor, të punuar me dashuri e dhembje nga ideatori dhe përgatitësi i antologjisë, Visar Zhiti.

Vepra ngërthen në vetvete etikë dhe estetikë së bashku, kujtesë, tragjizëm, drejtësi, nderim, por mbi të gjitha ai është një tekst letrar, një antologji mbarëkombëtare, e para e këtij lloji në letrat shqipe, por, besojmë, se edhe në gjuhë e vende të tjera nuk ka botime të tilla, sepse asnjë diktaturë nuk ka vrarë e dënuar aq shumë shkrimtarë të popullit të vet sa ajo shqiptare, me Enver Hoxhën në krye.

Autorët e përzgjedhur janë emra të shquar, intelektualë të lartë, një pjesë pak të njohur, të laureuar në universitete të ndryshme të Evropës, në Austri e Itali, Francë, Gjermani, Greqi, në universitete amerikane, si në Turqi, por edhe në Bashkimin Sovjetik, Jugosllavi etj., të gjithë kundërshtarë të diktaturave, fashiste, komuniste, të vrarë me gjyq dhe pa gjyq nga shteti i tyre në kohë paqeje gjatë sundimit të tiranisë dhe në luftën e fundit të Kosovës.

“Antologjia na tregon bindshëm që në Shqipëri gjatë sundimit komunist nuk ka pasur vetëm viktima, por dhe disidentë, kundërshtarë dhe martirë të pavdekshëm, që i bashkon dashuria për liri e atdhe, kultura evropiane dhe ëndrra evropiane. Prandaj dhe janë mbiquajtur “Lajmëtarë të Evropës”.

Po kështu,antologjia konsiderohet si një hap i mëtejshëm i mendimit dhe i veprimit që shpreh se shqiptarët janë të aftë dhe duhet që nga persekutimi i rëndë dhe vuajtja e madhe jo vetëm të përkujtojnë e të ndjehen krenarëpër sakrificat, por të nxjerrimpërvojë, vlera dhe ide, që i shërbejnë të tashmes dhe ardhmërisë.

Ajo që e bën më aktuale dhe ende më të çmuar antologjinë, është fakti se autorët evrarë që përfshihen, shikohen si përfaqësuesite lartë tëtë gjithë pararendësve të demokracisë të një Shqipërie evropiane dhe ndjehen ende forcë vepruese.

Duke u botuar pikërisht nga një institucion universitar, metafora e kësaj antologjie merr vlerën e përmbushjes shpirtërore të një testamenti për të gjithë shqiptarët, sidomos për të rinjtë.