Pirja e duhanit shkakton dhimbje shpine

0
153

smoking-getty

Për të shmangur dhimbjet e shpinës, duhet të hiqni dorë nga pirja e duhanit, referuar një studimi të ri. Një studim i ri ka zbuluar se duhanpirësit kanë tre herë më shumë gjasa për të zhvilluar dhimbjet kronike të shpinës sesa joduhanpirësit. Ekspertët kanë gjetur gjithashtu se lënia e duhanit mund të ndalojë këto dhimbje dhe përparimin e tyre. Kjo është prova e parë për lidhjen e duhanit dhe dhimbje kronike – dhimbje që zgjat më shumë se 12 javë – me pjesën e trurit të lidhur me varësisë dhe dhimbjen. Rezultatet vijnë nga një studim prej 160 të rriturve me raste të reja të dhimbjeve të shpinës.

 

 

Lumturia martesore varet nga gjenetika

Mund të tingëllojë si e pabesueshme, por shkencëtarët thonë se lumturia martesore mund të ketë lidhje pikërisht me gjenetikën. Disa thonë se sekreti i një martese të lumtur është kompromisi në të cilin duhet të pajtohemi vazhdimisht në qoftë e duam një jetë të përbashkët, disa thonë se kurrë nuk duhet të shkojmë në shtrat të zemëruar me partnerin, disa thonë diçka krejt tjetër, por le të përpiqemi t’i hedhim një sy asaj që thonë shkencëtarët në një hulumtimin. Çelësi për lumturi martesore qëndron në ADN-në tonë, konsiderojnë hulumtuesit amerikanë. Hulumtimi mbi të cilin është i bazuar ky pretendim është kryer në universitetet Berkeley dhe Northwestern. Ekziston një gjen i cili disave u jep mundësinë që ta përjetojnë lumturinë dhe kënaqësinë në martesë, ndërsa të tjerëve ua pamundëson të njëjtën gjë. Ne të gjithë e kemi gjenin 5- HTTLPR, të cilin e kemi trashëguar nga të dy prindërit. Megjithatë, ata të cilët kanë një gjen më të shkurtër 5-HTTLPR janë më të pakënaqur në martesë, në krahasim me të tjerët. Hulumtimi është bazuar në më shumë se 150 çifte të cilët janë të martuar për më shumë se 20 vjet, përcjell koha.net. Ky shpjegim është sigurisht mjaft i thjeshtë, ndërsa Claudia M. Haas, e cila udhëhoqi ekipin e hulumtuesve shpjegoi: “Njerëzit me dy allele të shkurtra të këtij gjeni mund të jenë të lumtur në martesë nëse klima emocionale në atë martesë është e mirë. Megjithatë, në qoftë se ka ndonjë problem, atëherë ata njerëz janë shumë të pakënaqur”, – theksoi ajo. Megjithatë, njerëzit me allele më të gjata të gjeneve janë mjaft tolerant ndaj problemeve, kështu që mund të jenë të lumtur në martesë edhe në qoftë se kanë vështirësi në të, thuhet në revistën “Emotion”.

 

 

Ngrënia e mëngjesit shmang lodhjen gjatë ditës

 

Shmangia e ngrënies së mëngjesit mund t’ju bëjë të ndjeheni më të lodhur dhe të pafuqishëm gjatë ditës. Ushqimi që ju hani furnizon me energji organizmin tuaj dhe gjatë natës kur ju flini organizmi përdor atë çfarë ju keni konsumuar në darkë, për të pompuar gjakun dhe marrë frymë. Prandaj, kur ju zgjoheni në mëngjes, ju keni nevojë për një energji të re. Dhe, nëse e shmangni ushqimin do të ndjeheni të ngathët gjatë ditës. Ngrënia e mëngjesit është si t’i japish një shkrepje metabolizmit, thonë ekspertët. Sipas tyre më e mira është që në mëngjes të përfshiri drithëra, proteina pa dhjam, dhe yndyra të shëndetshme. Shembuj të mirë se si të konsumoni mëngjesin e shëndetshëm janë qull me grimca tërshëre dhe një lyerje me gjalpë kikiriku; një pjatë e përbërë nga frutat, qumështi me pak yndyrë dhe vaji i bajameve ose vezë me dy të prera buke të përbërë nga drithërat e plota dhe një gotë jogurt.