“Bota” premiera shqiptare në kinemanë “Millennium”

0
190

filmi botaPas suksesit të tij në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi “Bota” do të shfaqet edhe për publikun shqiptar në Tiranë në kinemanë “Millennium”. Premiera shqiptare e prodhimit më të ri kinematografik do të jetë më 13 nëntor, ku do të jenë të ftuar të rëndësishëm, artistë e intelektualë. Ndërsa për publikun e gjerë projeksionet e “Botës” do të fillojnë më 14 nëntor në kinemanë “Millennium”. Filmi i Iris Elezit dhe Thomas Logorecit pati premierën botërore në festivalin e Karlovy Vary-it ku fitoi çmimin “Fedeora”, si filmi më i mirë në seksionin Lindja e Perëndimit. Aktorët protagonistë të filmit janë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Guljem Radoja dhe Alban Ukaj.

Historia e filmit sillet rreth një kafeneje simpatike të quajtur “Bota” ku punojnë Juli, Beni dhe Nora, ndodhet pranë një kënete të përhumbur, në buzë të një fshati ku ata ende jetojnë me gjithë familjet e tyre të internuara gjatë periudhës komuniste. Benika, një marrëdhënie jashtëmartesore me Norën e bukur dhe tani që rruga po ndërtohet, ëndërron si ta zgjerojë kafenenë e tij. Jeta e qetë e këtij fshati të izoluar pushon së ekzistuari me ardhjen e ekipit të ndërtuesve të autostradës. Juli fillon të ketë ndjenja për inxhinier Milin, ndërsa shqetësimi I rritet për shëndetin e gjyshes së saj, Noje. Me mbarimin e autostradës të gjithë banorët festojnë plot hare e fishekzjarre. Por të nesërmen, Juli, Beni dhe Nora, duhet të përballen me një sekret të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.

Që prej premierës botërore filmi ka fituar vlerësime maksimale për realizimin e tij. Tri mediat kryesore kinematografike, pas çmimit në festivalin e Karlovy Vary-it: “The Hollywood Reporter”, “Screen Daily”, si dhe “Indiewire” shkruan se “Bota është kafeneja në një cep të përhumbur të një moçalishteje, në një vend të izoluar të Shqipërisë. Atje kryqëzohen jetët e protagonistëve në këtë debutim imponues e bindës të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit. Duke përdorur me mjeshtëri lokacionin gjenial të këtij peizazhi të shkretë, e të ndihmuar nga tingujt e vjetër të Tangos Shqiptare dhe të planeve të gjata e magjiplotë, regjisorët sjellin në një formë të përkryer atmosferën e një vendi ku e kaluara ende peshon mbi jetën e njerëzve”.

“Bota” është një prodhim i kompanisë ERAFILM, me producente Sabina Kodrën, i mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministria Italiane e Kulturës, Qendra Kombëtare Kosovare, Eurimages.

Sinopsi: Kafeneja simpatike “Bota” ku punojnë Juli, Beni dhe Nora, ndodhet pranë një kënete të përhumbur, në buzë të një fshati ku ata ende jetojnë me gjithë familjet e tyre të internuara gjatë periudhës komuniste. Benika,një marrëdhënie jashtëmartesore me Norën e bukur dhe tani që rruga po ndërtohet, ëndërron si ta zgjerojë kafenenë e tij. Jeta e qetë e këtij fshati të izoluar pushon së ekzistuari me ardhjen e ekipit të ndërtuesve të autostradës. Juli fillon të ketë ndjenja për inxhinier Milin, ndërsa shqetësimi i rritet për shëndetin e gjyshes së saj, Noje. Me mbarimin e autostradës të gjithë banorët festojnë plot hare e fishekzjarre. Por të nesërmen, Juli, Beni dhe Nora, duhet të përballen me një sekret të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.